VIDEO/ Elbasani “frenohet” sërish në Superiore, Partizani i merr pikë në shtëpi dhe ngjitet në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2025 | 23:52

VIDEO/ Elbasani “frenohet” sërish në Superiore, Partizani i merr pikë në shtëpi dhe ngjitet në renditje

Elbasani dhe Partizani u ndanë në paqe në javën e 13-të në Superiore. bandicam 2025-11-28 19-57-38-174Skuadrat prodhuan shumë pak raste flagrante për gol dhe nuk arritën ta gjejnë asnjëra. Ky është barazimi i dytë radhazi për Elbasanin pas asaj me Dinamon në javën e shkuar njësoj si për Partizanin i cili javën e kaluar ndali Vllazninë.

ELBASANI-PARTIZANI 0-0

NGJARJET KRYESORE

90’+4′ Mbyllet sfida në barazim pa gola!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

87′ Jata ndëshkohet nga Doda me karton të verdhë.

82′ Lajthia tenton portën, sfera shkon lart traversës. (VIDEO)

79′ Merr fund loja për Isgandarlin, ka minuta për Kontreras.

78′ Lila dhe Loukili i lënë vendin e tyre Lajthisë dhe Gomesh.

69′ Ben Shimon dhe Qose mbyllin sfidën, radhën e kanë Lleshi dhe Bunjaku.

67′ Ka pretendime nga Isgandarli, Doda thotë nuk ka asgjë dhe vijon lojën. (VIDEO)

65′ Ibrahim Abas shkakton faull ndaj Markut dhe ndëshkohet me karton të verdhë. (VIDEO)

62′ Largohet Hjumën dhe Toma, ka minuta për Buxhelaj dhe Jata.

60′ Atanaskoski nxjerr një top të mirë në zonë, Toma nuk e shfrytëzon mundësinë. (VIDEO)

59′ Ismaili godet keq, ka rivënie fundore.

55′ Skuadrat nuk nxitojnë në nisjen e pjesës së dytë, ende asnjë rast i krijuar.

46′ Starton pjesa e dytë! Dy lëvizje te Partizani! Largohen Mehmeti dhe Kola, në lojë futen Bintsuka dhe Marku.

45′ Arbitri mbyll pjesën e parë pa asnjë minutë shtesë, ka pretendime nga Elbasani për kohën.

44′ Atanaskoski kërkon ta vendosë në vështirësi Janaçekun, por ky i fundit e pret lehtësisht goditjen.

40′ Minuta të mira nga skuadrat, por asnjë rast flagrant.

28′ Abas shpërdoron një rast të mirë për vendasit, e “fluturon” topin jashtë. (VIDEO)

26′ Sulmuesi i Partizanit, Rrok Toma, rrëzohet në zonë pas një dyluftimi, por që nuk ka asgjë për kryesorin. Nga ana tjetër, edhe Toma nuk pretendoi shumë, me ndërhyrjen e mbrojtësit të Elbasanit që ishte e saktë. (VIDEO)

27′ Ben Shimon rrëzohet në kufijtë e zonës së rreptësisë pas një dyluftimi, por kryesori vijon lojën. (VIDEO)

25′ Mundësi e mirë për Elbasanin, rasti nuk finalizohet me gol. (VIDEO)

23′ Qose provon me kokë, për Qirkon nuk ka vështirësi në pritjen e topit. (VIDEO)

16′ Loukili tenton të gjejë portën, por topi përfundon shumë lart traversës. (VIDEO)

8′ Musta gjuan godet drejt portës, Qirko shpëton portën e Partizanit. (VIDEO)

7′ Kola merr karton të verdhë pas një faulli ndaj Loukilit. (VIDEO)

5′ Atanaskoski gjuan nga goditja e lirë, topi largohet nga vendasit. Kola godet më pas por sfera përfundon jashtë. (VIDEO)

2’ Pasim i shpejtë në qendër i Hjumën, askush nuk devijon para portës së verdhebluve.

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

ELBASANI: Janaçek, Olberkis, Lulaj, Ben Shimon, Loukili, Ibrahim, Manellari, Musta, Qose, Lila, Dialo

Trajner: Ivan Gvozdenoviç

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Janjeva, Bytyçi, Mehmeti, Ismaili, Kola, Isgandarli, Hjumën, Toma, Doumbia

Trajner: Oltijon Kërnaja

PANORAMASPORT.AL