VIDEO/ Egnatia shkruan historinë, plotëson mrekullinë në “Final Four” dhe shpallet përsëri kampione
Skuadra e Egnatia është shpallur kampione për edicionin e tretë radhazi në Abissnet Superiore pasi ka mbyllur edhe formulën e re të “Final Four” në vendin e parë, falë golavarazhit në ndeshjet direkte me Elbasanin meqë kishte të njëjtën kuotë pikësh.

Rrogozhinasit kanë triumfuar 2-0 në ndeshjen e fundit duke vulosur ecurinë perfekte të tyre në mini-turne, për të blinduar vendin e parë të cilin ia rrëmbyen rivalëve që në ndeshjen e kaluar. Dy gola të Albanezes në pjesën e parë, vendosën edhe këtë sfidë të luajtur në “Elbasan Arena” dhe i siguruan titullin ekipit të drejtuar nga Nevil Dede.
EGNATIA-DINAMO 2-0
29′, 39′ Albaneze
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Egnatias.
90’+1’ Bakajoko i lë vendin në fushë Buriç në radhët e Egnatias.
90’ Jepen 4 minuta shtesë.
81’ Xheferson merr vendin e Haime në radhët e Egnatias.
80’ Mustafa gjuan nga jashtë zonës, sfera ndalet nga Tandilashvili. (VIDEO)
76’ Edhe Poçi ndëshkohet me karton të verdhë.
72’ Kryeziu dhe më pas Haime ndëshkohen me të verdhë brenda pak sekondash për ndërhyrje të parregullta.
70’ Vila dhe Malomo i lënë vendin Metës dhe Metajt në radhët e Dinamos. Ndërkohë, janë Adjesa dhe Ruçi ata të cilët hyjnë në fushë në vend të Albaneze dhe Grudës në radhët e Egnatias.
67’ Xhejms merr vendin e Nani në radhët e Dinamos.
63’ Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Koma.
62’ Gruda ka mundësinë të gjuajë në portë, por Manjani e ndal në mënyrë perfekte.
60’ Berisha dhe Guindo lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Farrukut dhe Koma në radhët e Dinamos.
59’ Albaneze gjuan me të majtën nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e Teqjes.
58’ Momente të rrezikshme para portës së Dinamos në zhvillimin e një goditje nga këndi, gjuajtja e Fangajt shkon jashtë. (VIDEO)
54’ Gruda shpërthen në të majtën, pasimi i tij në qendër nuk arrihet nga Bakajoko. (VIDEO)
51’ Bakajoko ndëshkohet me të verdhë.
46’ Pjesa e dytë nis me Fangajn në vend të Alijev në radhët e Egnatias.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Egnatias.
45′ Jepen 3 minuta shtesë.
44’ Pas një goditje këndi, Mustafa gjuan me kokë, por nuk ka forcën për të shqetësuar Tandilashvilin. (VIDEO)
39’ GOOOL EGNATIA! Gafë e pabesueshme e Malomos i cili jep asist të pastër për Albanezen, i cili nuk gabon dhe dyfishon shifrat. (VIDEO)
36’ Pretendime për penallti të bluve, pas një kontakti mes Sotës dhe Berishës në zonë. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë. (VIDEO)
33’ Bakajoko kontrollon mirë topin dhe nxjerr të lirë Haime në të djathtën. Gjuajtja e këtij të fundit devijohet nga Teqja e më pas Ismaili çon sferën në këndore. (VIDEO)
31’ Alijev ndëshkohet me karton të verdhë.
29’ GOOOL EGNATIA! Shënon Albaneze me penallti. (VIDEO)
28’ Penallti për Egnatian! Ismaili godet Bakajoko në zonë duke i humbur ekuilibrin dhe për gjyqtarin nuk ka dyshime. (VIDEO)
24’ Bakajoko hyn në zonë, gjuan dhe mposht Teqjen por Ismaili në vijën fatale largon sferën. (VIDEO)
22’ Nani ndëshkohet me karton të verdhë për një faull ndaj Xhemajlit.
21’ Albaneze shfaqet para Teqjes por gjuajtja e tij devijohet nga portieri. Vijërojtësi sinjalizon për pozicion jashtë loje. (VIDEO)
19’ Manjani fiton një duel me Bakajoko dhe ia del të largojë topin në këndore para se sulmuesi të shfaqej para portës.
18’ Fernando harkon një goditje dënimi në zonë, mbrojtja e Dinamos largon sferën.
12’ Berisha përsëri nga e majta shmang Sotën e pason për Guindo i cili nuk ia del të gjuajë në portë.
6’ Në goditjen nga këndi, Bakajoko shkakton faull në sulm për ndërhyrje të gabuar ndaj Guindo. (VIDEO)
5’ Një top i gjatë për Bakajoko nuk kontrollohet nga sulmuesi me sferën që shkon në fundore, por gjyqtari akordon këndore. (VIDEO)
2’ B. Berisha del në të majtën në sulm, pason për Guindo i cili nuk kontrollon si duhet dhe del jashtë me topin.
1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
EGNATIA: Tandilashvili, Alijev, Xhemajli, Poçi, Haime, Sota, Kryeziu, Albaneze, Fernando, Gruda, Bakajoko.
Trajner: Nevil Dede
DINAMO: Teqja, Ismaili, Aliji, Manjani, Nani, Qefalija, Vila, B. Berisha, Malomo, Mustafa, Guindo.
Trajner: Ilir Daja
PANORAMASPORT.AL













