VIDEO/ Egnatia rikthehet te fitorja, rrogozhinasit mposhtin Bylisin në “Adush Muça” dhe shkojnë +6 nga Vllaznia
Egnatia rikthehet te fitorja në kampionat, pas 3 barazimesh radhazi, teksa ditën e sotme mposhti Bylisin me rezultatin 0-2 në duelin e zhvilluar në “Adushç Muça”. Ky ishte triumfi i 16-të në 32 javë për rrogozhinasit e Edlir Tetovës, që iu falën golave të Lushkjas dhe Guindos.

Ndërkohë në krahun tjetër, për Bylisin ishte humbja e 15-të, e cila e zbres në vendin e parafundit, me pikë të barabarta me Skënderbeun dhe Laçin.
Në duelin e radhës Bylisi do të përballet me Vllazninë, ndërsa Egnatia pret Elbasanin. Rrogozhinasit tashmë kryesojnë me 58 pikë, 4 më shumë se Dinamo dhe 6 nga Vllaznia.
FT: BYLIS-EGNATIA 0-2
Lushkja 48′, Guindo 74′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90+3′ Rrezikshëm Bylisi me Përndrecën, pas një inkusioni personal të këtij të fundit, por topi shkon jashtë kuadratit.
90′ Akordohen 4 minuta shtesë.
87′ Dylis ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa të lojës.
78′ Bylisi kryen zëvendësimin e fundit, Çelaj merr vendin e Brunos.
77′ Rrezikon Bylisi me Kamara, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.
76′ Tetova kryen dy zëvendësime, largohen Guindo dhe Lushkja, në fushë Bakajoko dhe Sota.
74′ GOOOOL EGNATIA 0-2/ Kundërsulm fantastik i rrogozhinasve, Ujka shërben për Guindon, i cili nuk fal brenda zonës, duke mposhtur portieri Baptista. (VIDEO)
69′ Zëvendësim tek Egnatia, largohet Votlai, vendin e tij e merr Albano Aleksi.
67′ Bylisi pretendon për penallti, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Jorgji që vijon lojën. (VIDEO)
66′ Aliev është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.
60′ Bylisi provon të reagojë, por pa rrezikuar portën e Dajsinanit.
55′ Bylisi kryen 4 zëvendësime, largohen Ruçi, Ofori, Mustafa dhe Peralta, në fushë, Marku, Abubakar, Da Silva dhe Berko.
48′ GOOOL EGNATIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, Lushkja kalon në avantazh skuadrën e Tetovës. Mesfushori kavajas koordinohet bukur brenda zonës, pas harkimit të Fernandos, duke përshëndetur portën e Batistës (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë.
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
45′ Kundërpërgjigjet Bylisi me Përgjonin, tentativa e tij me të majtën nga jashtë zonës, përfundon mbi traversë. (VIDEO)
43′ Fernando provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ishte qëndrore, duke u ndalur pa problem nga portieri Batista.
39′ Shpëton për mrekulli porta e Bylis. Tentativa e Xhemajlit brenda zonës devijohet nga Ilieski dhe shkon ngjitur me shtyllën. Mbetet i palëvizur portieri Batista (VIDEO)
37′ Mbrojtësi Bruno bën shpëtimtarin, duke ndalur gjuajtjen e Fernandos, e cila po shkonte drejt portës. (VIDEO)
25′ Egnatia kërkon të niset me një kundërsulm të shpejtë, por gabon gjithçka Fernando.
17′ Provon edhe Fangaj në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
9′ Shans i artë për Egnatian me Lushkjan, por që nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, duke sfumuar një mundësi shënimi në hyrje të zonës. (VIDEO)
8′ Vendimtar Dylis, që spastron bukur zonën, duke shmangur një rrezik në portën e Dajsianit.
5′ Minuta mjaft të mira për vendasit që ushtrojnë presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Egnatias.
2′ Rrezikshëm Bylis me Ibrahim, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
BYLIS: Batista, Bruno, Kane, Perndreca, Mustafa, Ruci, Malomo, Ofori, Peralta, Përgjoni, Ilieski
Trajner: Gentian Mezani
EGNATIA: Dajsinani, Dylis, Alijev, Xhemajli, Fangaj, Ujka, Lushkja, Zejnullai, Fernando, Guindo, Uotlai
Trajner: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













