VIDEO/ E quajnë “njeriu që di të fluturojë”, Duplantis thyen rekordin botëror të kërcimit me shkop për herë të 13-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 12, 2025 | 20:08

VIDEO/ E quajnë “njeriu që di të fluturojë”, Duplantis thyen rekordin botëror të kërcimit me shkop për herë të 13-të

Armand Duplantis nuk ka limite në kërcimin me shkop dhe për herë të 13-të në karrierën e tij, ka thyer rekordin botëror të kësaj disipline të atletikës.

duplantis

Shifra 6 metra e 17 centimetra që vendosi në vitin e largët 2020 i përket të kaluarës pasi që atëherë, ai ka arritur ta përmirësojë atë me nga një centimetër edhe 12 herë të terja, Dhe sot, në moshën 25-vjeçare dhe me mundësi të mëdha e të dukshme përmirësimi, ka vendosur rekordin e ri.

Në mitingun e Budapestit, Duplantis sot kërceu në lartësinë 6 metra e 29 centimetra, duke fluturuar me lehtësi mbresëlënëse mbi pengesën dhe duke treguar se edhe kjo shifër shumë shpejt do i përkasë të kaluarës.

PANORAMASPORT.AL