VIDEO/ Dy golat e talentit Kulla nuk mjaftojnë përballë Norvegjisë, Shqipëria U19 “qan” gafën me Luksemburgun dhe mbyll pa lavdi kualifikuesen e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2026 | 17:30

VIDEO/ Dy golat e talentit Kulla nuk mjaftojnë përballë Norvegjisë, Shqipëria U19 “qan” gafën me Luksemburgun dhe mbyll pa lavdi kualifikuesen e Europianit

Kombëtarja shqiptare U19 ka mbyllur sot me një barazim 2-2 ndeshjen e saj të tretë, atë ndaj Norvegjisë, në grupin kualifikues të Europianit të kësaj grupmoshe. Një barazim që nuk i ka mjaftuar për të vazhduar më tej në turne, pasi ka përfunduar grupin e saj në vendin e tretë në Ligën B4, pas krahëve të Luksemburgut.

bandicam 2026-03-31 17-28-34-154

Në ndeshjen e sotme, të zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”, Norvegjia u tregua më e saktë në pjesën e parë, teksa shënoi dy herë me Solberg e Gosik në minutat e fundit. Por në të dytën erdhi reagimi i kuqezinjve, që u hodhën në sulm në kërkim të golave.

Fillimisht Durmishi shpërdoroi një penallti, ndërsa më pas Kulla shkurtoi diferencën me një gjuajtje me kokë. Shqipëria vazhdoi sulmet, por goli tjetër, i shënuar përsëri nga Kulla, erdhi vetëm në shtesën e ndeshjes, shumë vonë për të tentuar një fitore në këtë duel.

Ndaj Shqipëria e mbylli grupin me 4 pikë, pas Norvegjisë me 7 e Luksemburgut që mundi kuqezinjtë me me 6, duke lënë pas vetëm Maltën me 0 pikë.

Goli i Solberg (VIDEO)

Goli i Gosik (VIDEO)

Goli i parë i Kullës (VIDEO)

Goli i dytë i Kullës (VIDEO)

bandicam 2026-03-31 17-28-34-154

PANORAMASPORT.AL