VIDEO/ Duel emocionues me 5 gola, Milani mposht Torinon e Ismajlit dhe i ushtron presion kryesuesve të Interit
Milani ngushtoi diferencën me kryesuesit e Serisë A, Inter, në pesë pikë pasi mposhti Torino 3-2 në “San Siro”. Kjo fitore zgjati serinë negative të skuadrës “granata” që tashmë ka gjashtë ndeshje radhazi pa fitore në transfertë në kampionat.

Milan ngjitet në vendin e dytë në Serinë A dhe do të kërkojë me patjetër një tjetër fitore pas pauzës së kombëtareve, kur do të përballet në transfertë me Napolin, që renditet në vendin e tretë.
Ndërkohë, Torino mbetet në vendin e 14-të dhe vazhdon të jetë gjashtë pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
Për sa i përket golave, Pavloviç, Rabio dhe Fofana shënuan për skuadrën e Alegrit, ndërkohë që Simeone dhe Vlasiç tundën rrjetën te Torino. Për sa i përket Ismajlit, ai u aktivizua titullar, duke rezultuar një nga më të mirët në fushë për skuadrën e tij.
FT MILAN-TORINO 3-2
37′ Pavloviç, 54′ Rabio, 56′ Fofana / 44′ Simeone, 82′ Vlasiç
Goli i Vlasiç (VIDEO)
Goli i Pavloviç (VIDEO)
Goli i Simeone (VIDEO)
Goli i Rabio (VIDEO)
Goli i Fofana (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL













