VIDEO/ Dinamo është shumë e fortë për Bylisin, Mandela dhe dygolëshi i Bregut kthejnë blutë ne vendin e dytë
Dinamo ka siguruar një fitore të rëndësishme 3-1 përballë Bylisit, që kthen skuadrën e Ilir Dajës në vendin e dytë në renditjen e kampionatit.

Në një ndeshje të kontrolluar kryesisht nga blutë, këta të fundit nuk kanë falur gabimet e prapavijës së ballshiotëve të cilët praktikisht ua dhuruan dy golat e parë të realizuar nga Mandela e Bregu. Ruçi ktheu në lojë të tijtë dhe pritej që në pjesën e dytë të kishte më shumë rivalitet.
Por Bregu me një goditje spektakolare rivendosi distancën dhe i dha mundësisë Dinamos të administronte qetësisht rezultatin deri në fund të sfidës.
DINAMO-BYLIS 3-1
7′ Mandela, 28′, 64′ Bregu / 34′ Ruçi
NGJARJET KRYESORE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Dinamos.
90’+3’ Zabërgja gjuan nga distanca, topi kalon mbi traversë.
90’+1’ Pas një harkimi në zonë, fillimisht Teqja sheh t’i shpëtojë topi nga duart e më pas ndalon një gjuajtje nga afër të Çelajt.
90′ Jepen 4 minuta shtesë.
90’ Bregu dhe Vila lënë fushën e lojës për t’i bërë vendi Doçit dhe Qardakut në radhët e Dinamos.
85’ Çelaj merr vendin e Oforit në radhët e Bylisit.
83’ Zabërgja rrëzohet në zonë pas kontakti me Abazajn, gjyqtari bën shenjë që nuk ka faull dhe vazhdon lojën. (VIDEO)
77’ Karramba i lë vendin në fushë Ditës në radhët e Dinamos.
75’ Mustafa ul topin për Përgjonin, gjuajtja e këtij të fundit me të majtën shkon mbi traversë. (VIDEO)
69’ Ruçi dhe Peralta dalin nga fusha e lojës duke i bërë vend Dabani dhe Muktar.
64’ GOOOL DINAMO! Një harkim nga e djathta e sulmit gjen në zonë Bregun i cili me një kthesë spektakolare shënon golin e tretë. (VIDEO)
63’ Bregu gjen Zabërgjën në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij shkon mbi traversë.
55’ Batista i mohon golin Dinamos me një pritje spektakolare! Pas një harkimi të Bregut është Vila i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e portierit. (VIDEO)
50’-54’ Maliqi del në të djathtën, pasimi i tij në qendër devijohet nga portieri Batista e më pas vjen Bregu i cili gjuan dhe gjen golin e tretë për blutë. VAR-i fton gjyqtarin Doda të shohë pamjet për një pozicion jashtë loje të Vilës dhe anulon golin. (VIDEO) (VIDEO)

48’ Një goditje këndi për Bylisin sjell rrezik në portën e Dinamos ku Aliji rrezikon autogolin. (VIDEO)
46’ Pjesa e dytë nis me dy lëvizje te ballshiotët, pasi Përndreca dhe Mahmuti marrin vendin e Sulovarit dhe Brunos.
45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 2-1 në favor të Dinamos.
45’ Jepen 3 minuta shtesë.
42’ Një top i gjatë gjen Mustafa, gjuajtja e tij diagonale nuk gjen portën e Teqjes. (VIDEO)
39’ Peralta ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt Zabërgjën.
38’ Kamara provon portën nga distanca, shënjestra është shumë e gabuar.
34’ GOOOL BYLISI! Pas një goditje nga këndi, Ruçi në shtyllën e dytë tund rrjetën e Teqjes duke hapur sfidën (VIDEO)
33’ Ruçi rikuperon topin para zonës së bluve dhe lëshon një gjuajtje të fortë që devijohet dhe kalon mbi traversë. (VIDEO)
28’ GOOOL DINAMO! Zabërgja nga e djathta përfiton nga gabimi i prapavijës dhe ka hapësirën të pasojë qetësisht në zonë ku Bregu nuk e ka të vështirë të tundë rrjetën. (VIDEO)
25’ Blutë kanë shansin të rrezikojnë me një goditje dënimi, por skema nuk realizohet mirë dhe Vila nuk ia del të harkojë në qendër.
21’ Pas 5 minutash me 10 lojtarë, Dinamo kryen zëvendësimin duke hedhur në fushë Jonuzin në vend të sulmuesit.
17’ Mandela nuk mund të vazhdojë më pasi tregon se ka probleme muskulore në kofshën e djathtë, duke dalë nga loja.
12’ E pabesueshme çfarë humb Dinamo pas një kundërsulmi! Bregu shfaqet i vetëm para portës dhe pason te Zabërgja i cili gjuan jashtë me portën e boshatisur. (VIDEO)
7’ GOOOL DINAMO! Batista nis në mënyrë të gabuar topin, i cili ndalet nga Zabërgja i cili pason për Mandelën. Ky i fundit shmang portierin dhe shënon në portën e ballshiotëve. (VIDEO)
6’ Karramba tenton portën, Batista pret në dy kohë gjuajtjen e mesfushorit.
6’ Dinamo mundohet të mbajë lojën në gjysmëfushën kundërshtare, sidomos me aksione nga krahët.
1′ Nis takimi në “Ekbasan Arena”.
FORMACIONET ZYRTARE
Dinamo: Teqja, Hoxha, Aliji, Loran, Maliqi, Toli, Karamba, Bregu, Vila, Mandela, Zabërgja
Trajner: Ilir Daja
Bylis: Batista, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Peralta, Kamara, Ruçi, Sulovari, Ofori, Malomo, Mustafa
Trajner: Gentian Mezani
PANORAMASPORT.AL













