VIDEO/ Çudia e sulmuesit të Dinamos, shënoi dhe nuk festoi golin e avantazhit ndaj Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2026 | 21:27

VIDEO/ Çudia e sulmuesit të Dinamos, shënoi dhe nuk festoi golin e avantazhit ndaj Vllaznisë

Ndeshja e sotme e “Final 4” mes Vllaznisë dhe Dinamos, ka dhuruar një episod shumë të veçantë. Bëhet fjalë për golin e avantazhit të bluve përballë shkodranëve që deri në ato momente po dominonin lojën.

bandicam 2026-05-16 20-40-07-874

Në një zbritje të shpejtë të bluve, Qardaku gjeti Malomon i cili nga e djathta nuk gaboi duke shënuar golin e avantazhit. Një gol, të cilin sulmuesi u ndal dhe nuk e festoi, edhe për faktin se pjesa tjetër e skuadrës fillimisht nuk iu afrua për të festuar.

Vetëm Guindo i shkoi fillimisht pranë, ndërsa pjesa tjetër qëndronte më larg, duke iu afruar më vonë, edhe pse ato duhej të ishin momente euforie pasi ishte një gol që mbante gjallë shanset e Dinamos për titullin kampion, sado të pakta të ishin.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL