VIDEO/ Çfarë po ndodh në Orlando? Shtyhet ndeshja e Botërorit të Klubeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2025 | 0:11

VIDEO/ Çfarë po ndodh në Orlando? Shtyhet ndeshja e Botërorit të Klubeve

Për shkak të problemeve të motit, dueli mes Ulsan dhe Mamelodi, i parashikuar të startonte në orën 00:00 është shtyrë.

GtrYFHAbcAA_U85

Gjasat janë të mëdha që qyteti i Orlandos, ku do të zhvillohet kjo përballje të preket nga një tornado, kësisoj edhe pse të dy skuadrat kishin dalë në fushë, zyrtarët vendosën që ndeshja të mos fillojë, teksa iu kërkua edhe tifozëve të boshatisin stadiumin, si pasojë e motit kapriçoz, i cili mund të shkaktojë telashe.

GtrXq1zWAAAK2o5 

Vlen të theksohet fakti se Ulsan dhe Mamelodi bëjnë pjesë në Grupin F në Botërorin e Klubeve, së bashku me Dortmundin dhe Fluminsesen.  

PANORAMASPORT.AL