VIDEO/ Arlind Kalaja rikthehet në shtëpi, klubi i bën prezantim special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2026 | 23:34

VIDEO/ Arlind Kalaja rikthehet në shtëpi, klubi i bën prezantim special

Goditje big në merkato! Arlind Kalaja është futbollisti më i ri i skuadrës së Shirokës, që militon në Grupin A, të Kategorisë së Dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi shkodran, nëpërmjet faqes zyrtare, teksa e ka prezantuar sulmuesin 30-vjeçar, me një video tepër speciale, që do ta kishin zili edhe klubet e Superiores.

kalaja

Kalaja bashkohet me Shirokën, pas aventurës në futbollin grek ku ishte pjesë e AE Alexandrias. Prej vitit 2023, sulmuesi shkodran aktivizohej në futbollin grek, ndërkohë që provoi edhe një eksperiencë në Suedi me fanellën e Ljungskiles.

Në elitën e futbollit shqiptar, Kalaja numëron 162 ndeshje zyrtare, 11 gola të shënuar dhe 9 asist si dhe 25 ndeshje në Kupën e Shqipërisë dhe 5 gola.

PANORAMASPORT.AL