Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Vlerat e reja në treg, Partizani pëson humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2026 | 12:57

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Vlerat e reja në treg, Partizani pëson humbje

Partizani ka pësuar rënie në tregun e “transfermarkt”. Vlera e mëparshme totale e gjithë grupit me 35 lojtarë ishte 6.58 milionë euro.partizaniTashmë që edhe Viktor Da Silva me Xhudah Garsian janë larguar, vlera aktuale është 5.85 milionë euro. Kjo jep një mesatarje prej 177 mijë eurosh për futbollist. Në listën e “Panorama Sport” mund të vërehet se vetëm Elson Himallari dhe Dion Vata nuk kanë vlerësim. Të dy bashkë janë 16-vjeçarët, që luajtën në Europë me Partizanin.

VLERAT- Te Partizani nuk është më një grup, që bie në sy për lojtarë shumë të vlerësuar. Hjumen me 500 mijë euro, Preka me 400 mijë euro dhe Marku me 350 mijë euro, janë të vetmit lojtarë që bëjnë ndryshimin. Futbollistë këto që po ashtu pësuan humbje me përditësimet e fundit. Pjesa tjetër e 30 lojtarëve nuk e kalon kufirin e 300 mijë eurove.

HUMBJE DHE FITIMET e Partizani, shumica e lojtarëve kanë pësuar humbje. Hjumen, Preka, Marku, Kote, Sembene, Skuka, Bintsuka, Nondi, Buxhelaj, Martinez, Keko, Shanaj dhe Çipi janë pjesë e listët që pësuan humbje në treg. Vlerësime më të larta nga hera e fundit regjistrojnë Janjeva, Ismaili, Bytyçi, Atanaskoski, Isgandarli, Toma, Gudjufi dhe Kontreras dhe Qokthi. Futbollistë që po ashtu nuk e kapin akoma vlerën 300 mijë euro. Pjesa tjetër ndërkohë mbetet njësoj.

KRAHASIMI- Partizani i ka lënë vendin e parë Egnatias sa i përket vlerës totale. Kampionët mbajnë shifrën 6 milionë euro. Sa i përket vlerës mesatare për lojtar, të kuqtë janë pas Egnatias, Vllaznisë, Dinamos, Elbasanit dhe Flamurtarit. Te Partizani bëhet fjalë për një grup të madh, për këtë vjen edhe ky ndryshim.

HUMBJA E MADHE- Rouen Hjumen kryesonte në renditje me vlerën 850 mijë euro. Me përditësimet e fundit mban vlerën 500 mijë duke regjistruar humbje të madhe. Duke qenë se përdoren në gjithë botën e futbollit, tregu i “transfermarkt” është mjaft i përdorur.

PASQYRIMI- Zhgënjimi në gjashtë muajt e parë u pasqyrua kështu edhe me humbje te Partizani. Eliminimi që në turin e parë të Ligës së Konferencës dhe vetëm vendi i gjashtë në renditje, ndikuan te vlerësimet në fjalë. Ndryshimi nga edicioni i kaluar sa i përket vlerësimit mesatar për lojtar është i dukshëm. Partizani më parë dallonte pikërisht për ekipin më të shtrenjtë. Tashmë vetëm grupi prej 33 lojtarëve bën, që të kuqtë të jenë akoma me vlerë mbi 5.5 milionë euro në treg.5

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL