Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani dhe Tirana asnjëherë kaq keq bashkë, renditja e vitit 2025 pasqyron gjendjen e ekipeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2025 | 11:35

Vëzhgimi i “Panorama Sport”/ Partizani dhe Tirana asnjëherë kaq keq bashkë, renditja e vitit 2025 pasqyron gjendjen e ekipeve

Partizani dhe Tirana do të përballen nesër në stadiumin “Air Albania”. Sfida do të nisë në orën 19:00 dhe vlen për javën e gjashtë të Superiores. Ky takim është i pazakontë për faktin që asnjëherë nuk kujtohet, një tjetër periudhë ku të dyja skuadrat të kenë luajtur duke qenë bashkë pjesë e zonëz e ftohtë.tirana-partizaniPartizani si vend i tetë numëron dy pikë më tepër se Tirana. “Panorama Sport” ka vëzhguar statistikat e tetë klubeve të Superiores, që kanë mbetur nga sezoni i kaluarm, për nëntë muajt të mbyllur të vitit 2025. Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Elbasani, Dinamo, Bylis dhe Teuta janë me nga 22 ndeshje deri tani. Dhe në elitë, çfarë bie në sy se fillimi i këtij kampionati është vazhdimësi e pesë muajve të parë të 2025-ës. Partizani dhe Tirana janë dy klubet që kanë bërë më keq përgjatë këtyre nëntë muaj në krahasim me pjesën tjetër. Në total janë 22 ndeshje, që tetë klube të Superiores kanë luajtur jo vetëm përballë njëra-tjetrës, por edhe me Skënderbeun e Laçin që ranë nga kategoria, apo Flamurtarin e Vorën që u ngjitën. Ndryshe janë të gjitha përballjet e tyre, të luajtura në kuadër të Superiores pa përfshirë “Final Four”.

PARTIZANI- Opinioni sportiv e priste rënien e të kuqve, pasi në edicionin e kaluar u larguan pesë futbollistë që ishin kthyer në shtylla për skuadrën. Më konkretisht bëhet fjalë për Magetin, Rrapajn, Carën, Mban dhe Hadrojn. Rezultatet e vitit 2025 janë pasqyrë e këtyre lëvizjeve, që më parë kishin mbajtur të kuqtë konkurrues. Vetëm Tirana ka bërë më keq në këtë vit kalendarik, duke numëruar 1 pikë më pak. Partizani ka pasur sulmin e dytë më të dobët, pas Teutës. Shtatori ka bërë që “demat” të humbasin edhe armën e fortë. Mbrojtja e Partizanit është e treta më e dobët për nëntë muajt e parë të këtij viti, teksa më keq kanë bërë vetëm Bylisi dhe Tirana. Bashkë përkthehen për Partizanin në golavarazhin më të dobët nga shtatë rivalët e tjerë të analizuar. Këto statistika të kombinuara me 24 pikë të Partizanit në 22 ndeshje, tregojnë forcën e “demave” gjatë kësaj periudhe. Po ashtu bie në sy një fakt interesant. Partizani ka dhjetë humbje, më tepër se çdo ekip tjetër. Historia i ka parë të kuqtë të jenë dominues përballë emrave të tjerë, diçka që rezulton të mos jetë reflektuar aspak në vitin 2025.

PERIUDHA E ARTË– Dhe pse Partizani fitoi vetëm një titull kampion, u bë emër i frikshëm për rivalët në periudhën 2022- 2024. Njëjtë si analiza për vitin 2025, nëse merren parasysh tre vitet e mëparshme, vihet re vetëm diçka. Dominimi i Partizanit. Të kuqtë janë klubi që ka grumbulluar më tepër pikë në Superiore përgjatë viteve kalendarike 2022, 2023 dhe 2024.

TIRANA- Bardheblutë fituan titullin kampion në vitin 2022 dhe pastaj i shkuan pranë triumfit edhe në vitin 2023. Më pas filloi fikja e Tiranës, që pasi Partizani i mori trofeun më të rëndësishëm në vend, filloi tatëpjetën. Tirana e 2024-ës dhe këtij viti, nëse analizohen skuadrat me të cilat regjistron të njëjtin numër ndeshjesh, ka numrin më të ulët të pikëve. Bardheblutë e mbyllën sezonin 2024/25 në “play-out”. Mbijetesa erdhi nga fitorja në finalen me Pogradecin. Tashmë po punohet që diçka të ndryshojë, teksa kohë nuk premton dhe pjesa më e madhe e ekipit ka ndryshuar. Trajneri Bordin ka marrë frenat e bardhebluve, ndërsa po punon prej rreth tri javësh me ekipin. Triumfi në derbi do të ishte oksigjen për të, duke besuar te ndryshimi. Tirana e nëntë muajve ka numrin më të ulët të fitoreve, pikërisht pesë. Statistika më negative është numri i golave të pësuar. Tirana e ka nxjerrë 30 herë topin nga rrjeta, si asnjë skuadër tjetër. Interesant është fakti që kryeqytetasit kanë shënuar 26 gola, teksa vetëm Egnatia dhe Vllaznia kanë bërë më mirë. Reparti ofensiv është besimi për të dalë nga kriza e dy viteve të fundit. Kryeqytetasit ndërkohë numërojnë 23 pikë në 22 ndeshje, askush nuk ka bërë më keq se ata.

TENDENCA- Partizani dhe Tirana e kanë nisur me ecurinë e klubeve që luftojnë për objektivin e vetëm mbijetesën. Për herë të parë, në të njëjtin kampionat ku marrin pjesë të dyja skuadrat, vërehet kjo gjendje. Situata duket alarmante, ndërsa derbi mund të jetë shtysë për të ndryshuar diçka. Barazimi në të njëjtën kohë shfaqet si rezultati që nuk i bën punë asnjërit.

NË KRYE- Lista e vitit 2025 për ndeshjet e Superiores kryesohet nga Egnatia, që ka 3 pikë më tepër se Vllaznia dhe Elbasani. Të tre këto ekipe janë aktualisht në zonën e “Final Four” dhe synojnë titullin kampion. Diferenca me rivalët e tjerë vërehet edhe te golat e shënuar dhe pësuar, pasi kanë ekipet e vetme me golavarazh pozitiv. Surprizë mund të quhet vetëm Bylisi në renditje, që ka bërë më mirë se Dinamo duke grumbulluar dy pikë më tepër. Pas objektivit mbijetesë të arritur në edicionin e kaluar, ballshiotët kanë skuadër simpatike për të bërë sërish mirë.

sdfg

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL