Vetëm 17 vjeç në Seria A, kush është sulmuesi i Kombëtares U-19 që grumbullohet për herë të parë nga Xhenoa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2025 | 17:30

Vetëm 17 vjeç në Seria A, kush është sulmuesi i Kombëtares U-19 që grumbullohet për herë të parë nga Xhenoa

Xheto Nuredini është grumbulluar për herë të parë nga ekipi i parë i Xhenoas, në një ndeshje të Seria A.

Screenshot 2025-03-14 172251

Sot do të luhet kundër Leçes dhe një vend në kampionatin italian është rezervuar për 17-vjeçarin e Kombëtares U-19.

Nuredini ka spikatur me paraqitjet e tij te Xhenoa U-20 këtë sezon. Me 6 gola të shënuar dhe 10 asistime në 23 ndeshje të Primaverës, ku vetëm 10 i ka nisur nga fillimi, ftesa dukej çështje kohe.

Sulmuesi shqiptar konsiderohet një talent që premton shumë për Xhenoan. Sfida e javës së 29-të në Seria A i gjen në vendin 12-të, përballë Leçes që kërkon pikë për mbijetesën.

Screenshot 2025-03-14 171616

E.LOCI-PANORAMASPORT.AL