Triumfi i Tiranës ndaj Vorës/ 25 ndeshje pa fituar me 2 gola diferencë, hera e fundit ishte ndaj… Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 15:50

Triumfi i Tiranës ndaj Vorës/ 25 ndeshje pa fituar me 2 gola diferencë, hera e fundit ishte ndaj… Partizanit

Që nga 3 tetori 2025, Tirana nuk kishte arritur të fitonte me dy ose më shumë gola diferencë, duke kaluar një periudhë ku rezultatet bindëse i ishin shpesh të pamundura. Në atë datë, në derbin e fazës së parë të sezonit, bardheblutë arritën një fitore të jashtëzakonshme 3-0 ndaj Partizanit, duke shënuar jo vetëm një triumf të rëndësishëm ndaj rivalit historik, por edhe duke treguar se ekipi mund të dominojë takime vendimtare.

1759514546_FestaeKFTirans

Përveç kësaj, Tirana ka arritur të mbajë dy ndeshje pa pësuar gol, një tregues i qartë i forcës dhe stabilitetit të mbrojtjes, që i jep ekipit siguri dhe besim për pjesën tjetër të sezonit. Këto rezultate nënvizojnë përmirësimin e performancës së Tiranës.

PANORAMASPORT.AL