Transferta delikate për 3 skuadrat pretendente dhe një “finale” mbijetese, zbuloni axhendën e javës së 26-të në Kategorinë e Parë
Kategoria e Parë është futur në një fazë tepër delikate, për sa i përket objektivave respektive të skuadrave. Java e 26-të, pritet të dhurojë emocione të forta, teksa 3 skuadrat pretendente për t’u ngjitur në Superiore, luajnë në transferta delikate.

Kryesuesit e Skënderbeut, do të jenë mysafirë në Fier ndaj Apolonisë, që kërkon të shmangë “play out”-in, ndërkohë që Laçi i vendit të dytë, do të luajë në Peshkopi ndaj Korabit.
Duel tepër i luftuar pritet të jetë dhe ai mes Besës dhe Pogradecit në Luz të Vogël.
Një “finale” mbijetese do të jetë edhe ajo mes Lushnjës dhe Luftëtarit në stadiumin “Roza Haxhiu”, teksa Kukësin e pret një duel delikat ndaj Burrelit.
Në këtë javë të 26-të, spikat edhe derbi i zjarrtë mes Ilirisë dhe Kastriotit. Të gjitha duelet janë planifikuar të zhvillohen të shtunën e 14 marsit prej orës 15:00.
AXHENDA E PLOTË, E SHTUNË 14 MARS
APOLONIA-SKËNDERBEU ORA 15:00
KORABI-LAÇI ORA 15:00
BESA-POGRADECI ORA 15:00
ILIRIA-KASTRIOTI ORA 15:00
BURRELI-KUKËSI ORA 15:00
LUSHNJA-LUFTËTARI ORA 15:00
PANORAMASPORT.AL













