Trajneri i Kukësit, Kadiu: Sot jemi më afër se kurrë shpëtimit nga rënia, kjo është fitore shprese dhe dritë në fund të tunelit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2026 | 17:31

Trajneri i Kukësit, Kadiu: Sot jemi më afër se kurrë shpëtimit nga rënia, kjo është fitore shprese dhe dritë në fund të tunelit

Bledi Kadiu foli pas fitores 3 me 2 të Kukësit ndaj Lushnjës. Trajneri i verilindorëve tashmë e shikon ekipin vetëm 1 pikë larg zonës “play out”.

BLEDI KADIU

“Të gjitha ndeshjet vendimtare, sidomos kjo duke pasur rival direkt. Jemi afruar më shumë se kurrë me ekipet që kemi rival, Lushnja, Apolonia dhe Luftëtari. Kjo është fitore shprese, motivi dhe dritë në fund të tunelit. Jemi shumë të kënaqur me 3 piket.

Edhe ana psikologjike është, edhe oshilacionet nga një ndeshje në tjetër. Edhe presioni i vendit të fundit. Janë lojtarë të rinj shumica. Më vjen shumë mirë me lojërat që kemi bërë, kemi marrë barazime në fushat e Ilirisë dhe Burrelit. Kjo ishte e rëndësishme, duke luajtur me rivalin direkt. Presioni ishte i madh edhe ndaj Luftëtarit. Kemi pasur diferencë me 11 pikë kur erdha në fillim, tani jemi me pikë të barabarta me Lushnjën dhe me 1 pikë më pak se Luftëtari.

20 minutat e para ishte Kukës i bukur, kompakt, shënuam 2 gola. Mund të shënonim të tretin dhe ta mbyllnim ndeshjen. Me një rast ekipi kundërshtar, është presion. Në të gjithë fushat e Kategorisë së Parë është vështirë ta luash topin poshtë, mua më pëlqen t’i fitoj ndeshjet ashtu. Në varësi të kundërshtari do veprojmë, të marrim masat.

Problemi është që edhe me masat që mori Lushnja, ne jemi shumë të kushtëzuar prej mbrojtësve. Nuk i kemi të gjithë në dispozicion. Kemi luajtur duke futur mesfushor krahu në mbrojtje. Duke marrë masa që të sistemohemi mbrapa. Kemi reaguar edhe kur kemi pësuar gol, më pëlqen reagimi. Luajmë për 3 pikë. E di që pas minutës së 20-të kishim rënie, mendoj është psikologjike. Jemi ekip që vuajmë presionin e pikëve, jemi të formuar së fundmi, edhe frika është. Ana psikologjike, të bën të tërhiqesh. Kemi edhe një numër të madh lojtarësh të huaj, por lejohen 7. Po ngrihemi në renditje, sot jemi më afër se kurrë shpëtimit nga rënia”, u shpreh trajneri i Kukësit për “RTSH Sport.”

PANORAMASPORT.AL