“T’ju vijë turp”, protagonisti i penalltisë te Partizani nuk përmbahet pas eliminimit nga Elbasani: Kjo është padrejtësi e pastër
Klubi i Partizanit dhe pjesëtarët e tij e kanë cilësuar si të padrejtë mënyrën se si të kuqtë u eliminuan nga Kupa e Shqipërisë, pas duelit me Elbasanin që u zgjidh nga një penallti e akorduar në shtesë nga gjyqtari Hamiti.

Pikërisht ky vendim i kryesorit acaroi të kuqtë, pasi ata pretendonin se nuk kishte asnjë lloj kontakti mes Atanaskoskit dhe Bunjakut i cili u rrëzua në zonë. Një vendim të cilit Hamiti i qëndroi gjithsesi edhe pa shkuar të rishikonte pamjet me VAR.
Vetë Atanaskoski ka reaguar në rrjetet sociale, duke komentuar eliminimin e skuadrës së tij falë episodit në fjalë.
“Kjo është thjesht padrejtësi për Partizanin sot në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Krenar për ekipin tim, do të jemi edhe më të fortë. T’ju vijë turp”, shkruante futbollisti i cili mban edhe shiritin e kapitenit te të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL













