Teuta ka triumfuar në dy finale ndaj Tiranës, shikoni statistikat e skuadrave që do tentojnë fitimin e Kupës ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2020 | 18:28

Teuta ka triumfuar në dy finale ndaj Tiranës, shikoni statistikat e skuadrave që do tentojnë fitimin e Kupës ditën e sotme

Përballja mes Tiranës dhe Teutës është një nga klasiket e kampionatit shqiptar të demokracisë. Dy skuadrat në vitet ’90, jo rrallëherë janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë që fituese ka dalë skuadra bregdetare.teuta tirana

Teuta është tri herë fituese e Kupës së Shqipërisë ku nga tre trofetë e fituar dy i ka fituar ndaj Tiranës në 1995-ën me penallti dhe të fundit më 11 maj 2005 në “Ruzhdi Bizhuta”, ku koha e rregullt u mbyll 0-0 dhe nga pika e bardhë Teuta u tregua e saktë, duke fituar 4-3.

Në atë ndeshje të famshme nuk harrohen lotët e trajnerit Sulejman Starova në penxheren e famshme të stadiumit të Elbasanit. Kështu, edhe më datë 2 gusht Teuta do të kërkojë të ruajë traditën ndaj Tiranës.

SKEDAT E TRI PËRBALLJEVE DIREKTE NË FINALEN TIRANA – TEUTA

TIRANA – TEUTA 0-0 (120′, P. 3:4)

FINALJA E EDICIONIT TË 42-TË/ 31 MAJ 1995, ORA 16:30 NË STADIUMIN KOMBËTAR “QEMAL STAFA”

SHËNUES: s’ka

TIRANA: Blendi Nallbani, Nevil Dede, (105′ Eldorado Merkoci), Arben Minga, Saimir Malko, Afrim Tole, Dritan Baholli, Sokol Prenga, Ardian Mema, Agusti Kola, Auron Miloti, (110′ Artan Kukli), Indrit Fortuzi. Trajner: Shkëlqim Muca

TEUTA: Xhevahir Kapllani, Bashkim Koka, Ardian Abazi, Artan Vila, Mikel Furrxhi, Anesti Qendro, Ilir Alliu, Enkeled Dobi, Ardian Dashi, (36′ Markelian Xhaji), Gentian Begeja (52′ Elton Koca), Alban Bushi. Trajner: Bashkim Koka

GJYQTARË: Bujar Pregja (Tiranë), Patraq Lakuriqi (Fier), Astrit Dërvishi (Shkodër)

KARTONË TË VERDHË: Tole, Mema / Vila, Alliu, Xhaji, Dobi, Koka

SHIKUES: 9000/ KORNET 9:2

SERIALI I 11-METËRSHAVE

TEUTA: (4 realizime, 3 të humbur): Abazi (+), Koca (-), Alliu (-), Vila (+), Bushi (-), Qendro (+), Dobi (+)

TIRANA: (3 tealizime, 4 të humbur): Minga (+), Prenga (+), Malko (-), Fortuzi (-), Mema (-), Kola (+), Bakalli (-)

 

TIRANA – TEUTA 5-0

FINALJA E EDICIONIT TË 49-të/ E SHTUNË 26 MAJ 2001, ORA 17:00 NË STADIUMIN KOMBËTAR “QEMAL STAFA”, TIRANË

SHËNUES: Mahir Halili 5′, 19′, 52′, Nevil Dede 25′(p), Sokol Prenga 60′

TIRANA: Blendi Nallbani, Elvis Sina (64′ Rizvanolli), Hajdari, Nevil Dede, Krenar Alimehmeti, Ardian Mema, Alban Tafaj (57′ Arjan Sheta), Mahir Halili, Zoltan Kenesej (58′ Sokol Bulku), Sokol Prenga, Indrit Fortuzi. Trajner: Shkëlqim Muça

TEUTA: Orges Shehi, Arjan Zëre, Markelian Xhaji, Blendi Haxhiaj (50′ Gazmend Çanaku), Muça, Kreshnik Zhega, Habib Rexhepi, Oert Kotja (46′ Justin Bespalla), Edmond Kodra (64′ Andi Shtrepi), Bledi Shkëmbi, Dritan Babamusta. Trajner: Hasan Lika

GJYQTARË: Sokol Jareci (Tiranë), Fatmir Hysomema (Vlorë), Genc Maloku (Tiranë)

KARTONË TË VERDHË: S.Bulku / Muça, Rexhepi

 

TEUTA – TIRANA 0-0 (120′, P. 6:5)

FINALJA E EDICIONIT 53-të/ E MËRKURË 11 MAJ 2005, ORA 15:30 MË STADIUMIN “RUZHDI BIZHUTA”, ELBASAN

SHËNUES: s’ka

TEUTA: Xhevahir Kapllani, Juljan Brahja, Arjan Zëre, Artan Sakaj, Edlir Tetova, Gentian Gjondeda, Bledar Hado (120′ Alban Hasani), Oert Kote (87′ Eduart Curri), Qazim Buna (97′ Eljon Hasho), Daniel Xhafaj, Bledar Mancaku. Trajner: Stavri Nica

TIRANA: Blendi Nallbani, Elvis Sina, Geri Çipi, Ervin Bulku, Alban Tafaj, Saimir Patushi, Engert Bakalli, Devi Muka, Ansi Agolli (70′ Gentian Hajdari), Fjodor Xhafa, Altin Rraklli (63′ Eldorado Merkoçi). Trajner: Sulejman Starova

GJYQTARË: Albano Janku, Sokol Avdo (Tiranë), Agim Guce (Lushnjë)

KARTONË TË VERDHË: Brahja, Kote, Zëre / Tafaj, Sina, Patushi, Çipi

VËZHGUES: Mihal Konomi (Tiranë).

SERIALI I 11-METËRSHAVE:

TEUTA: (6 realizime, 1 humbur): Mancaku (+), Tetova (+), Xh.Kapllani (+), G.Gjondeda (+), A.Hasho (+), A.Hasani (+). D.Xhafa (humbet)

TIRANA: (5 realizime): E.Bulku, Patushi, Sina, Tafaj, E.Merkoçi. F.Xhafa (humbet), Gentian Hajdari (humbet);

PËRGATITI SKEDAT: FATMIR EFICA