Testi mes Shqipërisë U-19 dhe Maqedonisë së Veriut, përfundon ndeshja në stadiumin e Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 21, 2025 | 17:37

Testi mes Shqipërisë U-19 dhe Maqedonisë së Veriut, përfundon ndeshja në stadiumin e Skënderbeut

Shqipëria U-19 ka barazuar pa gola në miqësoren me Maqedoninë e Veriut. Gjithçka nisi në orën 15:00, pikërisht në stadiumin e Skënderbeut.

Screenshot 2025-03-21 173627

Dhe pse rastet nuk munguan, rrjetat mbetën të paprekura. Në pjesën e dytë u aktivizuan tre lojtarë, kartonin e të cilëve e zotëron Partizani.

Rifa, Malaj dhe Nela morën minuta përgjatë 45 minutave të dyta. Besalet Krasniqi ishte një tjetër i aktivizuar, por fatet e takimit nuk ndryshuan.

Formacioni i Shqipërisë: Culi, El Malem, Gashi, Ardi, Sylejmani, Huqi, Shpuza, Isa, Hoxha, Arifi, Krasniqi

PANORAMASPORT.AL