“Tërmet” te Rejnxhërs! Nedim Bajramin e bllokuan, kryetari i klubit shkarkon dy personat përgjegjës për situatën
Rejnxhërs ka vendosur të shkarkojë drejtorin sportiv Kevin Theluell dhe shefin ekzekutiv Patrik Stjuart. Aksioneri kryesor i klubit skocez, Andrju Kavenag, mori këtë vendim vetëm disa muaj pasi klubi ishte lënë në besimin e tyre.

Dyshja është parë përgjegjëse për emërimin e trajnerit Rasëll Martin, që zgjati më pak rreth 4 muaj në krye të skuadrës. Dani Rohl, trajneri aktual, mund të punojë i qetë pasi i është dhënë besimi për vazhdim. Kjo situatë mund të ndikojë për mirë te Nedim Bajrami.
Fantazisti i Kombëtares mori minuta në ndeshjen e fundit, pas një mungese të gjatë. Po ashtu për shkak të drejtuesve dukej se ishte krijuar situata ku nuk llogaritej prej kohësh.
Vetë trajneri aktual, Dani Rohl, u shpreh me fjalë pozitive për Bajramin pas sfidës së fundit. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë vazhdimësi.
PANORAMASPORT.AL













