Postuar: Prill 25, 2025 | 16:30
Tedi Cara i pandalshëm, goli i radhës në Ukrainë afron skuadrën e tij me vendin e parë
Tedi Cara ka shpërthyer me gola radhazi në kampionatin ukrainas dhe po ndihmon ekipin e Oleksandria që të rivalizojë me Dinamon e Kievit për titullin kampion.

Ish-sulmuesi i Partizanit shënoi dy gola pak ditë më parë, ndërsa sot ka përsëritur veten duke shënuar një tjetër gol me shumë peshë, përballë Inihuets në transfertë.
Cara shënoi golin e rezultatit 1-0 për skuadrën e tij në minutën e 26-të të ndeshjes, një rezultat që nuk ndryshoi rezistoi deri në fundin e takimit për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme Oleksandrias.
Kjo e fundit shkoi kësisoj vetëm 3 pikë larg Dinamos së Kievit të vendit të parë, duke qenë në javët e fundit të kampionatit një nga pretendentet për titullin kampon.
PANORAMASPORT.AL













