Postuar: Shkurt 18, 2025 | 11:12
Talenti i Partizanit firmos me Hajduk Split, kompletohet transferimi në Kroaci
Oresti Rifa ka kaluar nga Partizani te Hajduk Split në Kroaci.

Gjigantët e Kroacisë kanë firmosur me talentin shqiptar, për ta bërë pjesë të Akademisë.
18-vjeçari mori minuta me ekipin e parë në dy ndeshje gjatë këtij edicioni. Ishin pikërisht në verën e kaluar ku u luajtën ndeshjet për Europën. Rifa asistoi dhe një gol.
Në disa ndeshje qëndroi i gatshëm në stol për Partizanin, ndërsa u aktivizua edhe te ekipi B. Sulmuesit do ti duhet tashmë të tregojë potencialin jashtë Shqipërisë.
Mbetet për t’u konfirmuar formula e transferimit për Rifën, i cili ka luajtur edhe me Kombëtares U-17.
PANORAMASPORT.AL













