Statistikat/ Milani ruan portën, Roma do suksesin e parë në transfertë
Sot në një “San Siro” me thuajse të gjitha biletat e shituara, do të luhet Milan-Roma, në orën 21:00.
Kjo sfidë vlen shumë për të dyja skuadrat, madje në valle janë më shumë se kalimi në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi, nëse kuqezinjtë synojnë të regjistrojnë një farë vazhdimësie, verdhekuqtë dëshirojnë t’i japin një ngjyrë tjetër sezonit të tyre. Statistikat, megjithatë, nuk janë nga ana e kryeqytetasve.
– Ndeshja e fundit e Serisë A ndërmjet Milanit dhe Romës u luajt në “San Siro” më 29 dhjetor. Rezultati përfundimtar ishte 1-1, me golat e Reijnders dhe Dibalës. Kuqezinjtë nuk i kanë mundur kundërshtarët e sotëm prej më shumë se një viti. Ishte 14 janar 2024, 3-1 për vendësit në Milano.
– Milani ka mbetur i pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Romës (6 fitore, 4 barazime), duke shënuar mesatarisht 2.2 gola në çdo sfidë. Suksesi i fundit verdhekuq kundër “Djallit” regjistrohet në prill të vitit të kaluar në Ligën e Europës.
– Ndeshjet e fundit midis Milanit dhe Romës në Kupën e Italisë datojnë në gjysmëfinalet e edicionit 2006/07: Verdhekuqtë arritën në aktin final pas përballjes së dyfishtë (2-2 në “San Siro”, 3-1 në “Olimpico”).
– Roma ka pësuar të paktën dy gola në 6 nga 7 ndeshjet e fundit në fushën e Milanit.
– “Djalli” ka gjetur rrjetën në secilën nga 14 ndeshjet e fundit kundër Romës në Serie A, për herë të parë në historinë e tij; nga ana tjetër, verdhekuqtë kanë shënuar të paktën një gol në secilën nga 9 takimet e fundit me kuqezinjtë dhe nuk kanë bërë më mirë që nga viti 2009 (9 sfida në atë rast).
– Në dhjetë nga 11 ndeshjet e fundit të luajtura në të gjithë turnetë mes Milanit dhe Romës është shënuar të paktën një gol.
– Roma nuk humbet në transfertë ndaj një ekipi italian që prej 15 dhjetorit, kur u mund në kampionat nga Komo. Ky klub ka regjistruar pesë ndeshje pa fitore larg kryqytetinë vetëm një rast në epokën e tri pikëve për një fitore, midis shtatorit dhe nëntorit 2008, me Luçiano Spaletin në stol.
– Ekipi i Klaudio Ranierit ka arritur vetëm një sukses në 10 ndeshjet e fundit ndaj kundërshtarëve që e nisën javën e kampionatit në një nga tetë vendet e para në renditjen e Serisë A (ndaj Lacios).
– Vetëm Atalanta (500) dhe Interi (452) kanë prekur më shumë topa në zonën kundërshtare se Roma (445) dhe Milani (436) deri më tani këtë sezon të Serisë A.
– Tizhani Reijnders është qendërmesfushori i Serisë A që ka ndikuar në më shumë gola këtë sezon në të gjithë turnetë: 14 (12 gola dhe dy asiste).
-Skuadra nga kryeqyteti italian ka pranuar saktësisht një gol në 5 nga 8 ndeshjet e fundit larg fushës së saj.
– Paulo Dibala është lojtari i vetëm aktiv në Serinë A që ka ndikuar në më shumë gola kundër Milanit: 12 (8 gola dhe 5 asiste); Megjithatë, sulmuesi i Romës ka shënuar vetëm dy herë në “San Siro” kundër kuqezinjve, më 2 nëntor 2014 kur mbante fanellën e Palermos dhe në dhjetorin e kaluar në barazimin 1-1 në kampionat mes këtyre ekipeve.
REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL













