Statistikat e Vllaznia-Egnatia/ Barazpeshë në kampionatin e fundit, rrogozhinasit morën titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2025 | 16:55

Statistikat e Vllaznia-Egnatia/ Barazpeshë në kampionatin e fundit, rrogozhinasit morën titullin

Vllaznia dhe Egnatia kthehen të luajnë një ndeshje mes tyre ditën e premte që prej asaj finaleje të kampionatit 2024-25, në datën 12 maj të këtij viti. Takim të cilin rrogozhinasit e dominuan dhe fituan me rezultatin 4-0 ndaj shkodranëve, duke siguruar kështu titullin kampion.

Vllaznia-Egnatia-2048x1365

Që është i dyti në histori për ekipin bardhejeshil dhe për të cilin nisin misionin në Shkodër për ta mbrojtur. Por, ajo disfatë te Vllaznia ende “djeg” dhe kuqeblutë kërkojnë një lloj “hakmarrjeje” në duelin e parë të këtij edicioni. Dhe shifrat bazuar në sezonin e shkuar, duke përjashtuar finalen e sezonit, flasin për një balancë mes kuqebluve dhe Egnatias.

Kështu në edicionin 2024-25, Vllaznia do fitonte në fazën e parë me rezultatin 3-1, ku për shkodranët shënonin Mala, Qato dhe Balaj, teksa momentalissht për rrogozhinasit kishte barazuar Lushkja. Në ndeshjen e fazës së dytë, gjithçka do mbyllej në “paqe” mes dy skuadrave, që barazonin me rezultatin 0-0. Egnatia do i kthente “reston” Vllaznisë në ndeshjen e fazës së tretë të sezonit të shkuar. Ku triumfonte me rezultatin 0-2 në Shkodër me golat e Lushkjes dhe Zejnullait.

E ndërsa takimi i fazës së katërt do ishte me të vërtetë spektakolar, pasi shifrat finale mes dy ekipeve shënonin 2-2. Me Egnatian që gjente golat me Lushkjën dhe Fernandon e ndërsa për Vllazninë vendimtarë ishin rrjetat e Malës dhe Grudës. Një “balancë” mes dy skuadrave në shifra përsa i përket sezonit të shkuar, që tregon për diferencat e pakta mes dy ekipeve.

PANORAMASPORT.AL