Sporti në zi, shuhet ikona beratase e Partizanit në moshën 76-vjeçare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2025 | 22:00

Sporti në zi, shuhet ikona beratase e Partizanit në moshën 76-vjeçare

Në moshën 76 vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, është ndarë nga jeta ish-kampioni i njohur i atletikës, Dhimitër Ilia. Taqo siç njihej gjerësisht në qytetin e Beratit dhe në mbarë vendin, mbetet padyshim një nga atletët më të talentuar në garat e shpejtësisë në atletikën shqiptare, duke u shpallur kampion absolut i vendit në vitet ’60-’70-të, duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë edhe në garat ndërkombëtare.

Screenshot 2025-09-13 105630

Ai ka spikatur fillimisht në radhët e ekipit të Tomorit, nëpërmjet rezultateve tepër të larta në garën e 100 metrave, duke u thirrur menjëherë nga drejtuesit e ekipit të Partizanit, për t’iu bashkuar skuadrës kryeqytetase, me të cilin është shpallur për disa vite kampion.

Ilia ka qenë jo vetëm një talent në sportin e atletikës, por më së shumti për të gjithë ne bashkëkohësit dhe qytetarët e Beratit dhe në të gjithë vendin, do të kujtohet si një njeri i madh që krahas talentit dhe rezultateve të larta në pistë, ai veçohej edhe si një njeri me shumë kulturë dhe modesti.

EDI SPAHIU-PANORAMASPORT.AL