Siguruan Kategorinë e Parë në mënyrë të pazakontë, klubi zyrtarizon rinovime me “breshëri” për projektin e ri
Klubi i Kukësit ka mbyllur në mënyrë dramatike sezonin, duke siguruar vetëm në një play-out të dyfishtë praninë për edicionin e ardhshëm në Kategorinë e Parë. Megjithatë, verilindorët duket se duan që të sigurohen sa më parë se janë në shinat e duhura me projektin e ri.

Pasi u konfirmua në detyrë drejtori sportiv Dollaku dhe trajneri Kadiu, klubi verilindor bëri të ditur se ka bërë një rinovimesh të kontratave të futbollistëve që kanë mbajtur një barrë të madhe të këtij sezoni, teksa ka firmosur kontrata të reja me 5 të tillë.
NJOFTIMET E KUKËSIT
“FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Paulinho për rinovimin e kontratës deri në vitin 2028. Paulinho ishte një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë sezonin e fundit, dhe do të vazhdojë të japë kontributin e tij në ngjyrat blu edhe për 2 sezone të tjera.
Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës për dy sezone të tjera me mesfushorin Matheus Alisson. 24-vjeçari brazilian ishte ndër protagonistët e afruar në janar në skuadër dhe me golat e asistet e tij, ka kontribuuar ne objektivin e arritur nga skuadra. Alisson do te mbajë veshur fanellën e Kukësit deri ne vitin 2028, teksa na presin sfida të tjera, me objektiva të tjerë. Forca Kukesi.
FK Kukësi dhe Gabriel Schepanski do të vazhdojnë rrugëtimin së bashku deri në vitin 2028. Mbrojtësi i afruar në janar ka rinovuar kontratën e tij deri në vitin 2028, duke konfirmuar besimin e ndërsjellë dhe angazhimin për objektivat e klubit.
FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë rinovimin e kontratës me Matias Mosquera deri në vitin 2028. Mesfushori do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes blu, duke forcuar edhe më tej projektin dhe objektivat e klubit për sezonet në vijim. Me cilësitë dhe përkushtimin e tij në fushë, Mosquera mbetet një pjesë e rëndësishme e skuadrës sonë.
FK Kukësi ka kënaqësinë të njoftojë se Wilson Junior do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës sonë edhe për një sezon tjetër. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën e tij për një vit, duke konfirmuar dëshirën për të vazhduar rrugëtimin me ngjyrat blu. Me eksperiencën dhe kontributin e tij në repartin difensiv, Wilson do të mbetet një vlerë e rëndësishme për ekipin edhe në sezonin e ardhshëm.
PANORAMASPORT.AL













