“Si penalltitë e 97-ës”, drejtori i Dinamos sulmon Hamitin dhe VAR-in pas eliminimit: Ajo që nuk u dha është skandaloze, gjyqtari ishte lojtari më i dobët në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 22:21

“Si penalltitë e 97-ës”, drejtori i Dinamos sulmon Hamitin dhe VAR-in pas eliminimit: Ajo që nuk u dha është skandaloze, gjyqtari ishte lojtari më i dobët në fushë

Ermal Barushi, drejtori i Dinamos, ka sulmuar gjyqtarët pas ndeshjes me Vllazninë. Skuadra dinamovite u eliminua në gjysmëfinalen e Final Four, pas humbjes 2 me 1.

bandicam 2025-05-04 22-12-53-421

Drejtori Barushi deklaroi menjëherë pas ndeshjes:

“Mirëmbrëma të gjithëve, uroj të gjithë tifozët shkodranë në thelb sepse kanë marrë emocionet e veta, por e para doja të thoja, siç e patë kishim 11 luanë dhe u munduam të harxhonim të gjitha energjitë tona për të nderuar kompeticionin.

Një element që i gjithë opinioni ka mbetur i zhgënjyer, ishte arbitri i ndeshjes. Nëse do kishte një lojtar të dobët, ai do ishte më i dobëti. Vërtetë u hodh shorti, por të mos japësh ato dy penallti, një në pjesë të parë dhe një në të dytë. Zabërgja në të dytën.

Dua të uroj trajnerin, gjithë çunat, por në thelb ngelëm të zhgënjyer të gjithë. Penalltia e pjesës së parë ishte skandaloze. Nuk e kuptoj kontrollin e VAR-it, ishin dy ndërkombtarë, VAR mori pjesë me vendime decizive, ishte diçcka skandaloze. Ka mbetur një batutë, si penalltitë e 97-tës. Nuk e di si mund të jetë arbitri në atë nivel.

E uroj Klajdi Kolën, po ka qenë vëzhgues i ndeshjes, ka konflikt interesi. Ka ngelur i gjithë opinioni i zhgënjyer nga kjo ndeshje. Kjo ndeshje është investimi i gjithë sezonit. Ne kemi moviolë, punojmë me VAR. Nëse humbnim nga loja, çdo gjë normale. Ne kishim 11 luanë, staf fantastikë, trajner të impenjuar, por nuk e di jam i habitur. Kishim mundësi për dy trofe, jo një. Dua të uroj gjithë stafin, lojtarët, pjesëtarët që kanë kontribuar në këtë fund edicioni. Dua të falenderoj presidentin Bardhi dhe besoj do bëjmë përfaqësim dinjitoz në Europë”, u shpreh Barushi për RTSH.

PANORAMASPORT.AL