Shqetësojnë dy lojtarë, Dinamo përgatit sfidën me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2026 | 16:55

Shqetësojnë dy lojtarë, Dinamo përgatit sfidën me Partizanin

Dinamo do të përballet të hënën me Partizanin në kuadër të javës së 27-të të Superiores.dinamoNëse në dy fazat e para ishin ndeshje mes dy skuadrave me objektiva të ndryshme, situata ka ndryshuar duke qenë se skuadra që arrin të marrë fitore, do të marrë vendin e katërt njëkohësisht me 3 pikë më shumë se kundërshtari.

Në kushte të tilla, Dinamos i “bën punë” edhe barazimi për të qëndruar e katërta megjithatë jo me siguri duke qenë se ka edhe një fazë. Menjëherë pas fitores në Kupë ndaj Tiranës, Dinamo ka nisur përgatitjet për derbin e radhës. Ledio Beqja dhe Eridon Qardaku janë dy lojtarët që po stërviten individualisht me blutë dhe janë në dyshim për sfidën e së hënës.

Qardaku ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak dëmtimi por edhe pezullimi ndërkohë që për Beqjen, ka qenë një sezon i vështirë dhe me shumë mungesa për shkak dëmtimesh. Megjithatë, Dinamo ka një ekip ku alternativat nuk mungojnë as ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL