Shans i artë që 17 vjeç, talenti i Kombëtares U-19 grumbullohet për herë të parë me Hertha Berlin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 9, 2025 | 18:39

Shans i artë që 17 vjeç, talenti i Kombëtares U-19 grumbullohet për herë të parë me Hertha Berlin

Diart Gashi është grumbulluar sot për herë të parë me Hertha Berlin. Talenti 17-vjeçar ishte nën monitorimin e trajnerit Stefan Leitl, pasi ka spikatur me moshat e Herthës.

diart gashi

Sfida e radhës për Herthën do të jetë ndaj Darmstadt. Më 12 prill në orën 13:00, të dyja skuadrat përballen në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës 2. Shpresat qëndrojnë për Gashin, që të jetë si alternativë.

I lindur në Berlin, mbrojtësi i majtë debutoi me Kombëtaren U-19 në miqësoret e marsit. Shqipëria luajti dy sfida me Maqedoninë e Veriut U-18 ku njëra u fitua dhe tjetra u mbyll me barazim.

PANORAMASPORT.AL