Postuar: Mars 28, 2026 | 17:52
Sfida mes Elbasanit dhe Skënderbeut mbyllet me dy gola, pretendentët shënojnë në pjesën e parë
Sot u luajt ndeshja miqësore mes Elbasanit dhe Skënderbeut, që janë dy ekipe pretendente në kampionatet respektive. Ky takim u mbyll me barazim 1-1, pikërisht te stadiumi “Elbasan Arena”.

Fillimisht kaloi Skënderbeu në avantazh. Më pas ishte Arsen Lleshi që shënoi për verdheblutë pas një goditje standarde brenda zonës.
Tashmë i gjithë fokusi kalon në kampionat. Dinamo pret Elbasanin më 4 prill, në një sfidë të vlefshme për javën 30 të Abissnet Superiore.
Në anën tjetër, Skënderbeu do të masë forcat me Ilirinë. Ky takim luhet po me 4 prill dhe vlen për javën 29 të Kategorisë së Parë.
PANORAMASPORT.AL













