Sa shumë alternativa te Flamurtari, trajneri bëhet me “dhimbje koke” para Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2025 | 11:53

Sa shumë alternativa te Flamurtari, trajneri bëhet me “dhimbje koke” para Elbasanit

Merktoja e verës ka qenë voluminoze te Flamurtari, duke bërë që minimumi çdo rol të jetë i dubluar dhe me cilësi.flamurtariLojtarët i ka me bollëk, por tashmë i duhet stafit t’u gjejë vendin e duhur. Trajneri Karlos Garsia është jo pak në vështirësi. Për ndeshjen me Elbasanin ka përzgjedhur lojtarët që janë më në formë. Ka një balotazh në portë mes Kaloshit dhe Aleksovskit.

Gjatë stërvitjes “gardianët” janë trajtuar të barabartë ndërsa pritet që të zbulohet sot përzgjedhja e spanjollit. Në mbrojtje, gjasat janë tu besohet Trashit, Jankut dhe Luçianos. Në mesfushë Diavarasë, Nunez, kapitenit Pjeshka dhe Ramirez. Treshja e sulmit mund të jetë Ememe-Maksuti-Oshafi.

Por, se cili do të jetë Flamurtari i Karlos Garsia, mbetet të shihet sonte në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.ewtPANORAMASPORT.AL