Rrugëtimi deri në çerekfinale, mësoni kalendarin e Kupës së Shqipërisë. Tetë klube të Superiores pushim deri në janar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2025 | 22:47

Rrugëtimi deri në çerekfinale, mësoni kalendarin e Kupës së Shqipërisë. Tetë klube të Superiores pushim deri në janar

Kalendari i Kupës së Shqipërisë është publikuar tashmë. Rrugëtimi nis më 1 tetor, për turin paraeliminator. Më pas është faza 1/32, e programuar më 15 tetor. Çiftet janë mësuar deri në këtë pjesë të rrugëtimit.

kupa-e-shqiperise-1024x576

Rrugëtimi për tetë klube që kanë mbetur nga edicioni i kaluar, nis më 10 janar dhe tashmë e dinë cilat skuadra mund të presin në fazën 1/8. Konkretisht Egnatia, Vllaznia, Partizani, Dinamo, Tirana, Bylis, Teuta dhe Elbasani.

Shorti i radhës do të hidhet për çerekfinalet e këtij kompeticioni, ku fillon edhe aplikimi i ndeshjeve me sistem vajtje-ardhje. Fundi i rrugëtimit projektohet të jetë më 13 maj 2026.

Turi paraeliminator (1 tetor)

Adriatiku – Basania

Këlçyra – Gramshi

Turi 1/32 (15 tetor)

Skënderbeu / Adriatiku – Basania

Iliria – Luzi 2008

Vora – Maliqi

Erzeni – Sopoti

Besa – Shkumbini

Kukësi – Tërbuni

Pogradeci – Delvina

Korabi – Veleçiku

Laçi / Këlcyra – Gramshi

Luftëtari – Oriku

Flamurtari – Naftëtari

Valbona – Tomori

Burreli – Albanët

Kastrioti – Devolli

Apolonia – Besëlidhja

Lushnja – Butrinti

kupa

PANORAMASPORT.AL