PSG u befasua nga Monako, Luis Enrike nuk e fsheh zhgënjimin: Besimi nuk blihet në një dyqan, ai duhet ndërtuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2026 | 16:37

PSG u befasua nga Monako, Luis Enrike nuk e fsheh zhgënjimin: Besimi nuk blihet në një dyqan, ai duhet ndërtuar

Monako mposhti PSG-në me rezultatin 3-1 në “Parc des Princes”, duke i dhënë fund serisë së pamposhtur të PSG-së në shtëpi në Ligue 1. Pas humbjes foli trajneri Luis Enrike.enrike“Ishte një ndeshje e vështirë që nga minutat e para. E nisëm këtë ndeshje pak si ajo e fundit kundër Monakos në Ligën e Kampioneve, me disa pasaktësi dhe mungesë besimi. Monako është një ekip shumë i mirë dhe luajti shumë mirë. Në pjesën e parë, ata krijuan më pak raste sesa në ndeshjen e fundit kundër nesh, por shënuan. Ne bëmë edhe gabime në atë gol të parë. Besimi nuk është diçka që blihet te Monopriks (dyqan), por duhet të ndërtohet ditë pas dite. Jemi në telashe, por duhet të vazhdojmë të shpresojmë ta ndryshojmë situatën”, e mbylli konferencën i zhgënjyer katalanasi.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Rihapet gara për titullin kampion, Monako i jep “leksion” PSG-së në shtëpi