VIDEO/ Rihapet gara për titullin kampion, Monako i jep “leksion” PSG-së në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2026 | 23:24

VIDEO/ Rihapet gara për titullin kampion, Monako i jep “leksion” PSG-së në shtëpi

Surpriza e madhe vjen nga Franca. Monako mposhti PSG-në me rezultatin 3-1 në “Parc des Princes”, duke i dhënë fund serisë së pamposhtur të PSG-së në shtëpi në Ligue 1 dhe duke regjistruar fitoren e katërt radhazi në kampionat.

balogu

Humbja surprizë në shtëpi bën që PSG të mbetet katër pikë përpara në krye të Ligue 1. Megjithatë, një fitore e Lens ndaj Metz të dielën do ta ngushtonte diferencën në vetëm një pikë.

Ndërkohë, suksesi i radhës i Monakos i ngjit “Les Rouge et Blanc” në vendin e pestë në renditje dhe forcon shpresat e tyre për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Champions League.

Për sa i përket autorëve të golave, Akliouçe, Golovin dhe Balogun shënuan për Monakon, ndërsa për kryeqytetasit, golin e vetëm e shënoi Barkola në minutën e 71-të.

PANORAMASPORT.AL