Portieri qëndron, Tirana do rinovimin e Selmanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2025 | 22:07

Portieri qëndron, Tirana do rinovimin e Selmanit

Burime zyrtare në klubin bardheblu kanë bërë dje me dije se dëshirojnë të mbajnë gardianin edhe për sezonin e ardhshëm. Paçka të gjithave, presidenti Refik Halili e sheh portierin si pjesë të projektit dhe pritet t’i besojë edhe një apo dy vite të tjera.

selmani

Kjo do të thotë se bardheblutë garantojnë edhe portën, ndërsa kanë një formacion të plotë për sezonin e ri. Duhet pranuar se Selmani ka qenë dhe pritet të jetë një shtyllë për skuadrën.

SHIFRAT – Tirana e këtij sezoni do të mbahet mend për 13 golat e shënuar nga Ualid Zharmuni, 40 takimet e plota të Gentian Selmanit, si dhe ndeshjen “play out”. Bardheblutë kanë pasur këta dy flamurë në kampionatin që sapo u mbyll mund të veçohen, pasi kanë treguar diçka ndryshe.

Selmani ka qenë i palëvizshëm nga porta, duke lënë në stol të gjithë të tjerët, aq sa Harizaj u largua te Vora, ndërsa Kozi nuk luajti asnjë sekondë. Zharmuni shënoi, por edhe gaboi në momente decizive, ndërsa nuk mbetën pas edhe të tjerët.

PANORAMASPORT.AL