Pikantet e Vllaznia-Dinamo/ Zhgënjen tifozeria vendëse, Mitaj shfaqet në tribunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 11:04

Pikantet e Vllaznia-Dinamo/ Zhgënjen tifozeria vendëse, Mitaj shfaqet në tribunë

Sfida mes Vllaznisë dhe Dinamos, e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” pasditen e së shtunës, ka dhuruar emocione të shumta dhe ka qenë një përballje e luftuar deri në fund. Veç rasteve dhe polemikave për gjykimin, ka pasur edhe momente pikante, megjithëse tifozeria vendëse nuk ishte në nivelin që pritej.DINAMO-VLLAZNIA– Pavarësisht se dueli ishte i një rëndësie të madhe, tifozët nuk janë aq të shumtë në stadium. Në impiant nuk numërohen më shumë se 3700-3800 të pranishëm.

– Lirim Kastrati, i cili nuk ishte pjesë e ndeshjes si shkak i një dëmtimi e ndjek ndeshjen në tribunën e “Vllaznit” ultras. Duke bërë një gjest të veçantë respekti karshi tifozëve më të zjarrtë të Vllaznisë. – Në stadium është edhe Mario Mitaj i pranishëm, me mbrojtësin e majtë të Shqipërisë që ndjek skuadrën e qytetit të origjinës. Ku shfaqet krah për krah me presidentin, Alban Xhaferri.

– Martini kërkon shpejtësi në vrepime, ku i drejtohet Gurishtës që ta luajë më shpejt topin. – Në një moment trajneri Daja e ka me Meksin, të cili i shpëton në markim Jago. “Shikoje kundërshtarin ku është”, janë fjalët e trajnerit kryeqytetas.

– “Ngacmimet” e “batutat” në distancë të tifozëve ndaj Dajes janë gjithmonë të pranishme. Me drejtuesin e stolit të Dinamos që kësaj rradhe nuk kundër përgjigjet dhe kalon gjithçka me qetësi e profesionalizëm.

– Mungesës së golit tek Vllaznia prej 3 ndeshjesh rradhazi, tifozët shkodranë e trajtojnë si gjithmonë me humor. “O Edi (Martini) thuaju të shënojnë se mbaroi Ramazani, s’ka nevojë me agjëru më”, janë batutat e të pranishëmve në shkallët e “Loro Boriçit”.

– Në fund mbyllet 0-0, që duket se lë disi të pakënaqur Vllazninë, po ashtu edhe tifozët. Që gjithsesi duartrokasin për t’i dhënë zemër ekipit dhe inkurajuar për ndeshjet e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL