Pikantet e Tirana-Vora/ Tare, spektatori i veçantë dhe lotët e një goli… special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2026 | 14:30

Pikantet e Tirana-Vora/ Tare, spektatori i veçantë dhe lotët e një goli… special

xhixha

TIFOZËT – Një stadium me rreth 2200 tifozë të pranishëm, ku dalloheshin grupi tifozëve “Fanatics” të Tiranës dhe “Ultras Vora” që me koret e tyre mbajtën të ndezur atmosferën e kësaj të ndeshjeje mjaft të rëndësishme për të dyja skuadrat.

GJYQTARI ENEA JORGJI – Mbetet si gjyqtar që i ka sjellë më shumë fat bardhebluve. Ai e ka gjykuar Tiranën në 4 ndeshje, gjatë këtij sezoni, fillimisht në humbjen me Vlazninë. Më pas përsëri me Vllazninë në barazim. Ndeshjen e tretë e ka gjykuar me Dinamon, ku Tirana fitoi dhe në ndeshjen e fundit kundër Vorës ku përsëri Tirana fitoi, pra nga 4 ndeshjet Tirana ka marrë 7 pikë. Ndërsa skuadrën e Vorës e ka gjykuar vetëm dy herë, herën e parë me Flamurtarin 0-0 dhe në të dytën ndeshja kundër Tiranës 0-3. Në këto 6 sfida nuk kanë munguar penalltitë ku janë akorduar gjithsej 5.

ZËVENDËSKAPITENI I TIRANËS – Që në fillimin e lojës pa rënë ende vërshëllima e arbitrit të ndeshjes nga gjyqtari kryesor Enea Jorgji, ai thërriti për konsultim, zëvendës kapitenin e Tiranës, Rimal Haxhiu, që do të përgjigjej në fushë për vendimet e tij, pasi kapiten skuadre Tirana kishte një portieri si Visar Bekaj. TOPI I SHFRYRË – Që në minutën e parë ndërrohen topat, pasi topi që nisi lojën ishte i shfryrë dhe nuk ishte vënë re nga gjyqtari jorgji, para se të niste ndeshjen.

PËRPLASJE KOKË MË KOKË – Në minutën e 10- të një krosim në zonë nga ana e Kobiljar dhe Repaj e Hlili kërcejnë në ajër për të kapur topin por në fakt ata përplasen kokë më kokë, ku vjen ndërprerja e menjëhershme e ndeshjes dhe stafi mjekësor i të dy klubeve hyn në fushë, që kalon pa probleme nga lojtarët e dëmtuar.

TRAJNERI ARIAN BELLAJ – Kjo ishte një humbje e pakapërdirë nga ana e trajnerit të Vorës që në fund është të ikë nga drejtimi i skuadrës vorake. Gjatë gjithë kohës ai ka qenë mjaft aktiv në udhëzimet ndaj lojtarëve të tij, por ka pasur dhe momente debatuese me gjyqtarin kryesor, Enea Jorgji, ku kundërshton disa nga vendimet e arbitrave, nëpërmjet gjyqtarit të katërt, Laver Alla për mosdhënie faullesh për Vorën dhe dhënien e disa faulleve për Tiranën. Po kështu në të 35-tën minutë e ka me Dakën për një kthim të një topi prapa kur e gjithë skuadra vorake ishte në gjysmëfushën e Tiranës.

TRAJNERI TIRANËS – E nisi mbarë për fitore tripletë, ku gjatë gjithë kohës ka qenë i qetë, por në momentet, kur kthehej nga fusha drejt bankinës kruante ballin. Vetëm një herë në të 60-tën i kërkoi kryesorit Enea Jorgji, për një ndërhyrje të gabuar nga lojtari Vorës e topi doli në vijën anësore, ku gjyqtari e jep “aut” në favor të Vorës, ai i thotë gjyqtarit: “ça bo ky, ai është faull për ne” dhe pasi Xhixha shënoi golin ai e ndërroi me pretendimin se Xhixha kishte të dëmtuar kaviljen dhe se ai e kreu detyrën në vetëm 18 minutat e aktivizimit, ku shënoi dy gola. Pasi Xhixha del nga fusha trajneri Shehi e përqafon dhe dhe tifozët brohorasin emrin e tij. Në fund trajneri Shehi tha se Xhixhën e nxora që të mos të shtohej dëmtimi tij.

KEVIN DALIPI – Rikthehet në lojë pas 9 javësh që kur u dëmtua në fazën e tretë në ndeshjen kundër Partizanit. E në momentin që ai futet, nuk kishte lidhur këpucët e më pas del për të lidhur këpucët, sigurisht me lejen e gjyqtarit.

ETIENNE NOEL TARE – Djali i drejtorit sportiv të AC Milanit, Igli Tare, futet në lojë në minutën e 77-të dhe duartrokite nga babi tij që ishte i pranishëm në tribunën qendrore të stadiumit “Selman Stermasi”, duke luajtur gjithsej 13 minuta.

FIGURA TË RËNDËSISHME SPORTI NË TRIBUNË – Në ndeshjen jetike të Tiranës ishin të pranishëm në stadium, i gjithë stafi i Tiranës, duke nisur që nga presidenti Halili, po kështu të pranishëm ishin dhe stafi Vorës me presidentin Xhabafti si dhe figura të ndryshme sportive, duke nisur nga Igli Tare, Sulejman Starova, Tedi Cara etj.

PANORAMASPORT.AL