Përgatitje në stil “ushtarak”, Gega çon lojtarët e Partizanit në ekstrem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2025 | 22:16

Përgatitje në stil “ushtarak”, Gega çon lojtarët e Partizanit në ekstrem

Prej afro dy javësh, Partizani është vënë nën urdhrat e trajnerit Gega, me shikimin te ndeshjet e Ligës së Konferencës, ku objektivi është kalimi i një apo dy tureve, në varësi të lëvizjeve dhe përbërjes që skuadra do të ketë deri në fillim të korrikut, kur do të luhen edhe ndeshjet e raundit të parë.

Screenshot 2025-06-04 181314

Në dispozicion të trajnerit Gega janë vënë thuajse të gjthë lojtarët, teksa brenda pak ditësh pritet rikthimi i Sembene. E paqartë është situata e Bintsukës, nëse do të kthehet për të luajtur apo vetëm për të marrë “plaçkat”.

Seanca e djeshme stërvitore ka qenë e karakterit “ushtarak” deri në limite. Trajneri Gega dhe stafi i tij kishin planifikuar ditën e vrapimeve të gjata, me lojtarët që duhej të bënin nga shtatë herë gjatësinë prej 1 kilometri.

Pjesa më e madhe e tyre ia kanë dalë ta plotësojnë misionin deri në fund, por një pjesë kanë shkuar deri limite, duke provokuar edhe të vjella, çka të kujton stërvitjet e Kontes te skuadrat që ka drejtuar në të shkuarën. Qëllimi i këtyre seancave kaq intensive është që skuadra të rrisë rezistencën fizike për të pasur ritëm më të shpejtë në ndeshje dhe për të shmangur dëmtimet muskulore përgjatë sezonit. Një sforco e tillë futbollistët i pret edhe në fazën përgatitore që do të zhvillohet në dy javët e fundit të këtij muaji.

PANORAMASPORT.AL