“Për trofeun e radhës”, Egnatia paguan transportin dhe biletat për tifozët kundër Partizanit: Të marrim çfarë na përket

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 20:34

“Për trofeun e radhës”, Egnatia paguan transportin dhe biletat për tifozët kundër Partizanit: Të marrim çfarë na përket

Egnatia ka njoftuar se do të paguajë transportin dhe biletat për tifozët, ndërsa nesër përballet me Partizanin. Klubi kampion ka njoftuar përmes rrjeteve sociale vendimin e fundit.

Egnatia

“Të gjithë bashkë drejt Tiranës për trofeun e rradhës! Shkojmë të marrim tgjithë bashkë çfarë na përket”, shkruan klubi i Egnatias.

Nisja nga Rrogozhina do të bëhet në orën 15:30. Ndeshja gjysmëfinale në Final Four me Partizani do të nisë ndërkohë në orën 20:00.

Egnatia e mbylli kampionatin në vendin e parë, ndërsa Partizani në vendin e katërt. Të kuqtë do të kalonin në finale vetëm përmes fitores.

PANORAMASPORT.AL