Postuar: Prill 25, 2025 | 11:40
Partizani ul çmimet e biletave, kërkon mbështetjen e tifozëve për finalen me Elbasanin
Partizani ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen me Elbasanin. Ndaj verdhebluve do të luhet të dielën në orën 15:30.

Në “Arena e Demave”, bileta më e lirë kushton 200 lekë të reja dhe ajo më e shtrenjtë 3000 lekë. Në gjithë tribunën ballore, bileta mund të sigurohet me 200 lekë, ndryshe nga çmimi 300 dhe 500 lekë që është përdorur më parë.
Të kuqtë kanë bërë thirrje ndaj tifozëve duke kërkuar mbështetje. Në postimin e Partizanit shkruhet: “Është ndeshja e fundit, është momenti i së vërtetës! Ejani në stadium dhe bëhuni forca që na çon drejt fitores. Sot, çdo zë, çdo duartrokitje, çdo zemër vlen! Bashkë deri në fund! Mos mungo”.

PANORAMASPORT.AL













