“Partizani lufton vetëm për fitore me ardhjen e Gegës”, Preka para ndeshjes me Egnatian: Gati për maksimumin
Marçelino Preka ishte i pranishëm në konferencë për shtyp, para ndeshjes që Partizani do të luajë me Egnatian. Ky takim është programuar për nesër, më 5 maj ora 20:00.

Ndeshja në “Arena Kombëtare” do të vendosë një nga skuadrat që do të luajë në finalen e madhe. Dhe Preka ka treguar se Partizani është gati për fitoren, si rrugë e vetme për arritjen e objektivit.
Sa është e mundur që Partizani të arrij nesër finalen e “Final 4” –
Preka: Kemi punuar mirë gjatë gjithë kësaj jave. Partizani është gati që nesër të japi maksimumin për të arritur fitoren.
E presim nesër një tjetër gol të Prekës –
Preka: Do jap më të mirën time për ekipin. E rëndësishme është fitorja, pastaj goli është gjithmonë bonus.
Arma plus e Partizanit në ndryshim me Egnatian –
Preka: Me ardhjen e profesorit Partizani ka treguar që është shumë agresiv dhe lufton vetëm për fitore.
PANORAMASPORT.AL













