Partizani-Dinamo, “Final 4” është në lojë deri në sfidën direkte të javës së fundit. Shihni kalendarin e dy skuadrave në javët e mbetura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2026 | 22:19

Partizani-Dinamo, “Final 4” është në lojë deri në sfidën direkte të javës së fundit. Shihni kalendarin e dy skuadrave në javët e mbetura

Ndalesa e Teutës këtë javë ka bërë tashmë të qartë se do të jenë Partizani dhe Dinamo ato të cilat do të rivalizojnë për vendin e katërt në renditjen e Abissnet Superiore dhe pjesëmarrjen në “Final Four”.

dinamo-partizani

Të kuqtë kanë avantazhin e 1 pike ndaj dinamovitëve, të cilët kanë në favorin e tyre përballjet direkte deri tani. Kjo, pasi java e fundit e kampionatit i vë përsëri përballë dy ekipet në një sfidë direkte që ka shumë mundësi të jetë ajo përcaktuese për praninë në katërshe.

Në javët e mbetura, të dy skuadrat kanë nga 3 ndeshje në fushën e tyre dhe po aq në transfertë. Gjithashtu, para përballjes direkte mes tyre, për të dy ekipet ka në kalendar sfida të komplikuara, siç është ajo me Egnatian, por edhe derbi me Tiranën

DUELET DIREKTE
Java 9 Dinamo-Partizani 2-0
Java 18 Partizani – Dinamo 1-3
Java 27 Dinamo – Partizani 0-2
Java 36 Partizani-Dinamo

*Me germa kapitale ndeshjet brenda

*Me germa kapitale ndeshjet brenda

PANORAMASPORT.AL