Optimizmi në Europë vjen nga “Egnatia Arena”, kampionët besojnë te grupet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2025 | 21:19

Optimizmi në Europë vjen nga “Egnatia Arena”, kampionët besojnë te grupet

Egnatia do të përballet me kampionët e Islandës, Breidablik, në turin e parë të Champions. Një duel jo i lehtë, por që vjen me një avantazh të veçantë për rrogozhinasit. Për herë të parë, Egnatia do të luajë një ndeshje zyrtare europiane në stadiumin e saj,

Egnatia

“Arena Egnatia”, në Rrogozhinë, një fakt historik për klubin dhe për qytetin. Të luash në shtëpi dhe nën mbështetjen e tifozëve vendës, mund të jetë një faktor vendimtar në përballje të tilla të balancuara.

Në sfida të tilla, çdo detaj ka rëndësi dhe Egnatia duket e motivuar për ta shfrytëzuar këtë përparësi. Përballë një ekipi me përvojë si Breidablik, kampionët e Shqipërisë duhet të tregojnë personalitet dhe disiplinë.

Fakti që vijnë në këtë sfidë pas një përgatitjeje intensive dhe me një grup që ruan boshtin e suksesit të sezonit të kaluar, rrit shpresat për një rezultat pozitiv. Me mbështetjen e tifozëve në Rrogozhinë dhe me moralin e lartë, Egnatia synon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e klubit.

PANORAMASPORT.AL