Nominime të drejtpërdrejta/ Nga Duro te Cungu dhe Ilir Daja, ja kush e fiton “garën” e trajnerëve sipas Mirel Josës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 23:48

Nominime të drejtpërdrejta/ Nga Duro te Cungu dhe Ilir Daja, ja kush e fiton “garën” e trajnerëve sipas Mirel Josës

Mirel Josa është një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin shqiptar.

josaaaa

Me shumë suksese mbi shpinë, tekniku kryeqytetas, i cili së fundmi ishte “timonieri” i Bylisit në elitën e futbollit shqiptar, ishte i ftuar special në emisionin “Dosja e Futbollit” në RTSH Korça, ku ndër të tjera, me pyetje të drejpërdrejta me eliminim direkt, arriti të zgjidhte Ilir Dajën si trajnerin e tij të preferuar, për sa i përket asaj çka ka dhënë në futbollin shqiptar.

Shkëlqim Muça apo Shpëtim Duro?

Shpëtimi.

Shpëtim Duro apo Sulejman Starova?

Po më nxirrni të gjithë njerëzit me të cilët unë nuk kam raporte të këqija. Po zgjedh Shpëtimin.

Shpëtim Duro apo Skënder Gega?

Këtu shkoj me Skënder Gegën.

Skënder Gega apo Armando Cungu?

Merrni Armandon.

Armando Cungu apo Gugash Magani?

Armando Cungu.

Armando Cungu apo Ernest Gjoka?

Armando Cungu.

Armando Cungu apo Edi Martini?

Armando Cungu.

Armando Cungu apo Ilir Daja?

Këtu po shkoj me Ilirin.

Ilir Daja apo Mirel Josa?

Ilir Daja.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL