Postuar: Maj 14, 2026 | 22:44
Një vend për në Kategorinë e Parë, ja kur do zhvillohet “finalja” mes Kukësit dhe Butrintit
Komisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur datën, orarin dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e “play-off”-it për Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit.

Takimi Kukësi – Butrinti do të luhet më 28 maj, në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.
Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27.
PANORAMASPORT.AL













