Një korçar nderoi Partizanin kundër Skënderbeut, Gjergji Kote: Pres besimin e trajnerit dhe stafit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 10, 2025 | 19:52

Një korçar nderoi Partizanin kundër Skënderbeut, Gjergji Kote: Pres besimin e trajnerit dhe stafit

Gjergji Kote barazoi për Partizanin kundër Skënderbeut, për t’i hapur rrugë përmbysjes më pas.

bandicam 2025-03-10 19-51-45-463

Lojtari korçar deklaroi pas ndeshjes së fituar 1 me 2:

“Shumë i kënaqur, mundohem gjithmonë për maksimumin. Goli erdhi vetë, si pasojë e lojës si ekip, falenderoj gjithë çunat për këtë trofe, nga i pari tek i fundit.

Unë çdo ditë, stërvitje dhe ndeshje, edhe këtë trofe e gol ia dedikoj vetes, presidentit, lojtar, drejtues, familjes sime dhe të gjithë që më kanë sjellë deri këtu ku jam sot.

Gjithmonë gati jam, stërvitjen e bëj për këtë punë, pres besimin e trajnerit dhe stafit, të cilin e kam fituar. Gjithmonë jam gati, me minutat do shikohet gjithçka”, u shpreh Kote për RTSH.

PANORAMASPORT.AL