“Në finale do kalojë Egnatia”, Brdariç: Pasi pësuam gol ishim në vështirësi, por ekipi kishte mjaft energji sot
Trajneri i Vllaznise, Tomas Brdariç, u shfaq tepër i lumtur pas triumfit 2 me 1 që skuadra e tij arriti ndaj Dinamos, në gjysmëfinalen e “Final 4”. Në prononcimin e dhënë për mikrofonin e “RTSH”, tekniku i skuadrës shkodrane deklaroi:

“Ishte një ndeshje mjaft emocionale, nuk është e thjeshtë asnjë nga ndeshjen. Të dy ekipet donin të hidhnin një hap përpara. Kishim avanazh barazimin, luanim me të dyja rezultatet. Ekipi luajti mjaft mirë, sidomos në 45 minutat e parë. Jam shumë krenar për ekipin, për tifozët. Duhet të jemi më të qetë dhe më këmbë në tokë. Duhet të jemi mjaft të lumtur për sot.
Nuk mund të parandalosh asnjë gjë në futboll. E dimë që Dinamo është një nga ekipet më të mira, ka një nga trajnerët më të mirë. Në pjesën e dytë luajtën me 3 dhe me sulmues mes linjave. Provuam të rregullonim problemin. Pasi pësuam golin ishim në vështirësi, por pastaj shtuam një qendërmbrojtës dhe bëmë më mirë.
Bëmë një ndërrim në pjesën e parë, Gruda kishte karton të verdhë, nuk donim të rrezikonim. Fola me stafin, që të shtypim situatën, por atje e morëm vendimin për të ndryshuar formacionin.
Kam respekt për Egnatian dhe Partizanin. Egnatia është kampionia në fuqi, e dimë që do të jetë ndeshje e vështirë me Partizanin. Besoj se Egnatia do të shkojë në finale, por do të jetë një ndeshje e fortë. Partizani e ka merituar të shkojë në “Final 4”. Nuk e di a do të jem në stadium. Do të shijoj 24 orët e pushimit.
Kemi bërë 36 ndeshje bashkë me Kupën dhe Kampionatin, këtë sezon kam zëvendësime, vitin e kaluar nuk kishim kontigjent, por edhe fryma e fundit, kemi punuar që nga dita e parë, sot ka pasur mjaft energji. Jam mjaft i lumtur për Vllazninë dhe për të gjithë fansat”, deklaroi Brdariç.
PANORAMASPORT.AL













