Postuar: Mars 21, 2025 | 14:15
Ndryshime në listë, Kombëtarja U-19 pret sot Maqedoninë
Kombëtarja U-19 do të luajë sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Kuqezinjtë kanë mbyllur përgatitjet për këtë takim në stadiumin “Skënderbeu”, në Korçë, aty ku do të luhet ndeshja. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ka disa ndryshime në listën e lojtarëve. Janë larguar nga grumbullimi për arsye dëmtimi Xheto Joi Nuredini dhe Samuele Sina
Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar Enea Elmazin, Rinaldo Nelën dhe Deivid Hoxhën. Pjesa tjetër e grupit është në gjendje të mirë dhe të gjithë janë të gatshëm për ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut. Takimi Shqipëri U-19 – Maqedoni e Veriut U-19 do të luhet sot në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 15:00.
PANORAMASPORT.AL













