Ndoni i bindur: Lushnja drejt rikthimit në Superiore
Laert Ndoni, mbrojtësi 28-vjeçar që luan prej disa vitesh te Lushnja, në një prononcim për “Panorama Sport”, thotë se ndihet mirë në shtëpinë e tij. “Po, jam shumë mirë dhe bëj detyrën time, stërvitem dhe marr ngarkesat. Tani jemi futur në rrjedhën e përgatitjeve dhe jemi të motivuar t’i bëjmë sa më mirë”, thotë mbrojtësi lushnjar. Në karrierën e tij, Ndoni ka luajtur edhe me Shkumbinin, Kamzën, Besën dhe Skraparin, por vitet e fundit duket i stabilizuar në Lushnjë. “Ishte dëshira ime dhe e klubit, pas kontratës kjo gjë është e mbyllur. Kam provuar disa eksperienca dhe mund të them që niveli është i njëjtë. Këtë e kanë treguar edhe miqësoret, pavarësisht se kundërshtarët në miqësore kanë qenë më përpara se ne me përgatitjet. Kemi një grup shumë të fortë dhe përforcimet aty ku janë kërkuar do të bënin me të vërtet shumë mirë”, thotë Ndoni. Ndërkaq, mesfushorët Okeljan Baze dhe sulmuesi Arbër Allkanjari vijojnë stërvitjen të diferencuar, pasi janë të dëmtuar në kavilje.
Alban Alushi













