Mrekulli për Kukësin, reagon trajneri Bledi Kadiu: Dukej e pamundur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2026 | 9:42

Mrekulli për Kukësin, reagon trajneri Bledi Kadiu: Dukej e pamundur

Trajneri Bledi Kadiu ka reaguar përmes rrjeteve sociale, pasi Kukësi siguroi qëndrimin në Kategorinë e Parë. Verilindorët e mposhtën Butrintin me rezultatin 2-0 në stadiumin “Arena Egnatia”.

Screenshot 2026-05-29 094139

Ishte një finale e paprecedentë për një biletë në Kategorinë e Parë. Kjo pasi fillimisht Kukësi dhe Butrinti dështuan dhe ishin projektuar për Kategorinë e Dytë. Duke qenë se Bylis dhe Bylis B nuk mund të luanin në të njëjtën kategori, u vendos për një tjetër ndeshje.

“Mbaroi. U krye. Siguruam qëndrimin në Kategorinë e Parë. Dukej e pamundur, shumë e vështirë, por ja dolëm. Falenderues për çunat e mi për sakrificën, lodhjen, durimin, personalitetin dhe dëshirën që treguan.

Një emocion i fortë, një eksperiencë e veçantë, një kënaqësi e madhe për këtë objektiv, që dukej i pamundur. Kukësi do ndryshojë shumë shpejt objektiv dhe të jetë mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

Për emrin, fanellën, qytetin dhe tifozët që ka. Falenderues shumë për Erjon Allarajn që ka qenë krah meje, drejtor Dollakun, absolutisht më i miri, stafin tim dhe të gjithë që punuam”, shkruan trajneri Kadiu.


View this post on Instagram

A post shared by Bledi Kadiu (@bledikadiu)

PANORAMASPORT.AL